Kurti takon kryetarin e Bujanocit, ndan 2 milionë euro për shqiptarët e Luginës

11.12.2021 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti takon kryetarin e Bujanocit, ndan 2 milionë euro për shqiptarët e Luginës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ndërsa u diskutua për problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe për shlyerjen nga regjistri civil.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se Arifi e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për buxhetimin e 2 milionë eurove për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“E kemi mirëpritur ndarjen e këtyre mjeteve edhe për faktin që për herë të parë jemi bërë pjesë e buxhetit të Kosovës”, tha Arifi, duke shprehur shpresën se kjo shumë do të rritet vit pas viti.

Në takim u diskutua për problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe z. Arifi shprehu shqetësimin për vazhdimin e shlyerjes së tyre nga regjistri civil.

Në Serbi ekziston ligji për shlyerjen e qytetarëve nga regjistri civil nëse nuk banojnë në adresat të cilat i kanë të paraqitura, por kjo shlyerje apo pasivizim, po ndodh në mënyrë selektive dhe nga kjo më së shumti pësojnë qytetarët shqiptarë.

“Për ne ky veprim i politikës serbe paraqet tendencë për ndryshimin demografik të komunave me shumicë shqiptare”, tha Arifi.

Teksa u shpreh mirënjohës për subvencionimin nga Qeveria të specializantëve që deri më tani ishin me vetëfinancim, Arifi theksoi problemin e mosnjohjes nga Serbia të diplomave të Republikës së Kosovës, që po e pamundëson punësimin e të diplomuarve dhe po nxit migrimin e profesionistëve në vendet perëndimore.

Kryeministri Kurti tha se në takimet që ka pasur në Bruksel me palën serbe, por edhe në të gjitha takimet e konferencat ndërkombëtare vazhdimisht e rithekson se për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë, duhet të zbatohet reciprociteti i të drejtave të minoriteteve në shtetet e rajonit.

“Për çështjen e diplomave, certifikatave, patentë shoferëve e letërnjoftimeve është duke u insistuar në Bruksel, por Serbia vazhdon të refuzojë të njohë dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe për të ndihmuar banorët shqiptarë, dhe kërkoi nga liderët shqiptarë që t’i koordinojnë dhe t’i bashkërendojnë veprimet politike.

Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni e Avni Dehari, dhe babai i aktivistit të vrarë të LVV-së, Arben Xheladini, Shaban Xheladini.

Në njoftim thuhet se takimi me Nagip Arifin është vazhdimësi e takimeve që kryeministri Kurti mban me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​OKB: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë trazira globale

​OKB: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë trazira globale

Abrashi: Kurti shkoi në ShBA për thirje të investimeve, takimet e nivelit të lartë do të ishin të mirëseardhura

Abrashi: Kurti shkoi në ShBA për thirje të investimeve, takimet e nivelit të lartë do të ishin të mirëseardhura

Austria e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Austria e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Biden i shkruan Vuçiqit: Veproni shpejt dhe normalizojini raportet me Kosovën

Biden i shkruan Vuçiqit: Veproni shpejt dhe normalizojini raportet me Kosovën

Ish-Kancelari gjerman largohet nga bordi drejtues i kompanisë shtetërore ruse të naftës

Ish-Kancelari gjerman largohet nga bordi drejtues i kompanisë shtetërore ruse të naftës

Kërkohet tërheqja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit

Kërkohet tërheqja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit

Vëllai i Nazim Bllacës: Nazimi shëndosh si molla, është në top-formë

Vëllai i Nazim Bllacës: Nazimi shëndosh si molla, është në top-formë

Ish-kryetari Ahmeti ironizon me kryetarin Rama: Vakti me testu liqenin?

Ish-kryetari Ahmeti ironizon me kryetarin Rama: Vakti me testu liqenin?

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin

Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin

Stuhi e fuqishme në Lippstadt të Gjermanisë

Stuhi e fuqishme në Lippstadt të Gjermanisë

Kongresisti Meeks: Serbia t’i pranojë krimet dhe ta njohë Kosovën

Kongresisti Meeks: Serbia t’i pranojë krimet dhe ta njohë Kosovën

G7 do të sigurojë 9.5 miliardë ndihma të reja për Ukrainën

G7 do të sigurojë 9.5 miliardë ndihma të reja për Ukrainën

“Idiot”; “Grahi kerrit” – fqinjët përplasen gjatë transmetimit ‘live’ (VIDEO)

“Idiot”; “Grahi kerrit” – fqinjët përplasen gjatë transmetimit ‘live’ (VIDEO)

Osmani: Nuk ka nder më të madh sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut

Osmani: Nuk ka nder më të madh sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut

Dy arsimtaret dhe nxënësit e helmuar lirohen nga Spitali i Mitrovicës (VIDEO)

Dy arsimtaret dhe nxënësit e helmuar lirohen nga Spitali i Mitrovicës (VIDEO)