Kurti takon James O’Brien në Paris, thotë se u konfirmua edhe njëherë mbështetja e SHBA-së për Kosovën

E publikuar: 11/11/2023 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Paris me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Kurti tha se ai ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe për synimet për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Kënaqësi të takoja me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së [për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike] O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike.”- ka shkruar Kurti në X.