Kurti takon ish-kryeministrin britanik Tony Blair: E falënderova për rolin e tij në çlirimin e Kosovës

E publikuar: 26/06/2023 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Tony Blair, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe.

Kurti atë e ka falënderuar për rolin e tij në çlirimin e Kosovës.

”Shumë i kënaqur që pata mundësinë të takoj ish-Kryeministrin Tony Blair. E falënderova për rolin e tij në përfundimin e pushtimit të Kosovës, duke bërë të mundur që ne të ndërtojmë një shtet demokratik me besim. E njoftova edhe për progresin e brendshëm dhe konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti ka zhvilluar edhe takime të tjera, përfshirë edhe me sekretarn e jashtëm, James Cleverly.

Tema kryesore ka qenë Veriu e Kosovës.