Lajmet

Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

07.09.2026 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Kryeministri ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson, me të cilën, siç ka bërë të ditur, është takuar pas dy dekadash nga takimi i tyre i parë në Stokholm.

Përmes një postimi, Kurti tha se e ka falënderuar ambasadoren Pehrson për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Kosovës ndër vite.

“Pas dy dekadash nga takimi ynë i parë në Balkan Desk në Stokholm, u takuam sërish sot në Kryeministri me Åsa Pehrson, tash ambasadore e re e Suedisë në Prishtinë”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se Suedia ka qenë një vend mik i Kosovës dhe një prej donatorëve më të mëdhenj të vendit.

“Ambasadoren Pehrson e falënderova për të gjithë mbështetjen dhe kontributin që Suedia ka dhënë për vendin dhe popullin tonë, si para ashtu edhe pas çlirimit dhe pavarësisë”, thuhet në postimin e tij.

Kurti përmendi edhe kontributin e Suedisë në kuadër të misionit të KFOR-it, duke thënë se rreth 9 mijë ushtarë suedezë kanë shërbyer në Kosovë që nga çlirimi.

“Si një vend mik i Republikës së Kosovës dhe një ndër pesë donatorët tanë më të mëdhenj, 9 mijë ushtarë suedezë që kanë kontribuar në kuadër të KFOR-it që nga çlirimi, Suedia u bë shtëpi e shumë familjeve shqiptare të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë. Sipas Kurtit, ai e ka njoftuar ambasadoren e re për zhvillimet në ekonomi, përparimin në fushën e drejtësisë dhe çështje të tjera, ndërsa kanë biseduar edhe për situatën politike në vend.

“Duke e uruar për marrjen e përgjegjësisë së re, ambasadoren Pehrson e njoftova për zhvillimet në ekonomi dhe përparimin në fushën e drejtësisë dhe në fushat e tjera, si dhe biseduam për zhvillimet politike aktuale në vendin tonë”, ka shkruar ai.

Kurti tha se ka kërkuar nga Suedia vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në procesin e integrimit euro-atlantik.

“Po ashtu kërkova vazhdimin e mbështetjes së Suedisë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në institucionet euro-atlantike”, shkroi Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Tahiri kërkon interpretim ligjor për ligjin për Specialen, Qorrolli pret procedimin nga Haxhiu

Tahiri kërkon interpretim ligjor për ligjin për Specialen, Qorrolli pret procedimin nga Haxhiu

Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

Kërkohet rritja e çmimit të Autostradës së Kombit nga 5 në 8 euro

Kërkohet rritja e çmimit të Autostradës së Kombit nga 5 në 8 euro

Haziri i jep ultimatum partive për Ligjin për Specialen: Një muaj i keni afat që të përfundoj si proces në Kuvend

Haziri i jep ultimatum partive për Ligjin për Specialen: Një muaj i keni afat që të përfundoj si proces në Kuvend