Kurti takohet me ish-Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, ja për çfarë bisedojnë

E publikuar: 06/07/2022 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti Pompe
Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe njëherit ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo, në Athinë.

Takimi është mbajtur në margjinat e tryezës ndërkombëtare të thirrur nga The Economist, ndërsa zyra e kryeministrit ka lëshuar një komunikatë lidhur me takimin.

“Në tryezën ndërkombëtare vjetore të revistës prestigjioze The Economist, e cila po mbahet në Athinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe ish-Drejtorin e CIA-s, z. Mike Pompeo. Në këtë takim u theksua miqësia dhe partneriteti i Kosovës me ShBA-të, nevoja për shtimin e investimeve ekonomike amerikane në Kosovë dhe hapat, që po ndërmerr Kosova për të shtuar sigurinë dhe mbrojtjen”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar Pompeon me gjendjen në Kosovë.

“Kurti e njoftoi Pompeon me të arriturat e Kosovës sa i përket rritjes ekonomike, cilësisë së demokracisë dhe imazhit të Kosovës në botë. U diskutua edhe situata në Evropë e posaçërisht në Ballkan pas agresionit ushtarak të paprovokuar, ilegal e të pajustifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën. Të dy u pajtuan që Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë këtë luftë, që kontinenti evropian mbrohet më së miri me unitet të brendshëm dhe me urën transatlantike me ShBA-të dhe se Kosova është shembull suksesi i qëndrueshmërisë së popullit të saj dhe i ndërhyrjes së NATO-s”, përfundon komunikata.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!