Kurti sot merr pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e luftës

E publikuar: 07/06/2021 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë të hënë do të mbahet takimi i parë i Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ky grup punues do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës ndërsa pjesëmarrës do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Takimi nis në ora 11:30 në objektin e Qeverisë së Kosovës.