Arianit Besiri ditë më parë triumfoi në zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz.
Ndërsa sot ai është mirëpritur në një takim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kurti tha se Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani.
‘’Shqiptari nga Mitrovica, Arianit Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani. Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat.” – shkroi Kurti.
Më tutje kryeministri i vendit u shpreh se mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike./Indeksonline/