Kryesore

Kurti pret në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE

30.06.2026 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti pret në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në vizitën e saj të parë në vend.

Pasi tha se Bashkimi Evropian është kontribues i madh në zhvillim, nëpërmjet instrumenteve të ndryshme, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se anëtarësimi në BE është qëllimi dhe e ardhmja e Kosovës. Ai shtoi se përkrahjen e Bashkimit Evropian, Kosova e ka kthyer në një demokraci gjithëpërfshirëse që promovon vlerat evropiane, e cila dëshmohet edhe me mbështetjen e madhe ndaj BE-së.

Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se vullneti i popullit të Kosovës për anëtarësim, duhet të marrë përgjigje me vullnet për pranim nga Bashkimi Evropian, duke theksuar rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se Republika e Kosovës prin në indekset e matjes së sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, të drejtave politike, liritë civile, si dhe në indekset e zgjedhjeve. Ai, po ashtu, nënvizoi përparimin e vazhdueshëm në përmbushjen e reformave evropiane, linjëzimin e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimin ekonomik.

Krahas veprimeve dhe reformave në kuadër të anëtarësimit në BE, kryeministri foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Proces të Berlinit, me theks te marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime që Bosnjë dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar dhe asaj për njohjen e diplomave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare