Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur në një video projektet e javës që po lëmë pas.
Shefi i ekzekutivit përmendi internetin, rrugët e reja që lidhin veriun e investimet shtesë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK.”
Ai përmendi transformimet e shëndetësisë në Prizren e investimet në fabrikën e ujit, në Gjilan.
Nuk la pa e përmendur as nisjen e rrugëve ndërkufitare që e lidhin Kosovën me Shqipërinë.