Lajmet

Kurti për Specialen: Ju mbështesim, por me votën merrni edhe përgjegjësinë

05.10.2026 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti për Specialen: Ju mbështesim, por me votën merrni edhe përgjegjësinë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara duhet të trajtohet me kujdes dhe, në të njëjtën kohë, Kosova duhet ta zgjidhë çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke vlerësuar se njëra pa tjetrën mund të jetë e dëmshme.

“Duhet ta kemi të qartë se, për të pasur një strategji të qëndrueshme, duhet ta kemi edhe një shtet të qëndrueshëm. Duhet ligj për gjykatën në Hagë, por duhet edhe president për Kosovën. Njëra pa tjetrën mund të jetë shumë e dëmshme”, tha ai.

Kurti ka deklaruar se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë të ngutshme dhe se për një çështje të tillë nevojitet më shumë kohë për analizë.

“Për UÇK-në nuk mund të ketë ligj, të nderuar deputetë. Ka qenë një kohë shumë e shkurtër për ta analizuar si duhet ligjin, aq më tepër kur ende nuk e kemi aktgjykimin në formën e tij të plotë. Ne e konsiderojmë se këto lëvizje për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale janë të ngutshme dhe nuk janë analizuar e menduar sa duhet. Veprime të ngutshme janë bërë edhe në vitin 2013 dhe më pas në vitin 2015, kur është votuar krijimi i kësaj gjykate, përkatësisht Dhomave të Specializuara. Atëherë nuk na keni dëgjuar, të paktën sot do të duhej të na konsultonit dhe të na jepnit kohën e nevojshme që çështja të trajtohet shumë më seriozisht. Zemërimi i qytetarëve ndaj gjykatës sot është i drejtë. Ai ka qenë i pranishëm edhe në vitin 2015, por atëherë ky zemërim nuk është marrë parasysh nga deputetët në Kuvend”, tha ai.

Sipas Kurtit, përgjegjësia për themelimin e Dhomave të Specializuara u takon atyre që e kanë votuar atëherë. Ai ka thënë se Vetëvendosje e ka kundërshtuar gjykatën që nga fillimi, por tani po e mbështet nismën për ndryshime ligjore.

“Prandaj, ankesat për gjykatën duhet t’u drejtohen atyre që e kanë themeluar, jo atyre që e kundërshtojnë. Përgjegjësinë e mbajnë ata që e kanë themeluar. Ne e kemi kundërshtuar Gjykatën Speciale që në fillim, por atëherë nuk e kishim mbështetjen tuaj, ndërsa ne po ju mbështesim sot. Ju kemi mbështetur me rezolutën në Kuvend. Ju kemi mbështetur edhe duke e proceduar korrekt ligjin nga Qeveria në Kuvend. Sot po ju mbështesim edhe me votën në lexim të parë. Pra, sa herë që bëhet fjalë për çështje që prekin interesin e përbashkët të vendit, ne jo vetëm që kemi pasur të drejtë, por edhe kemi treguar se dimë të veprojmë përtej dallimeve politike. Ne nuk jemi të bindur për dobinë e këtij ligji, e dimë që ju besoni në të dhe ne duam t’i besojmë besimit tuaj. Po ashtu, na keni thënë që këtë projektligj e mbështesin edhe ekipet mbrojtëse, andaj po jua mbështesim ne”, tha ai.

Kryeministri ka thënë se disa prej gabimeve të bëra ndër vite janë të vështira për t’u korrigjuar dhe se, për këtë arsye, institucionet duhet të veprojnë me kujdes.

“Të nderuar deputetë, unë si kryeministër po mundohem t’i drejtoj dhe t’i korrigjoj gabimet që janë bërë ndër shumë vite, por disa prej tyre janë shumë të vështira për t’u korrigjuar. Ato marrin shumë kohë, sepse nuk varen vetëm nga ne, por edhe kur varen nga ne, duhet të veprojmë me shumë kujdes, jo me shumë ngut”, tha ai.

Kurti u ka bërë thirrje deputetëve që të mos nguten me ndryshimet ligjore, duke kërkuar fillimisht një analizë të plotë të aktgjykimit dhe më pas veprim të përbashkët.

“Prandaj, unë, po të isha në vendin tuaj, nuk do të ngutesha. Do ta bëja një analizë të plotë, do ta shqyrtoja gjykimin në formën e tij të plotë dhe pastaj do të vepronim bashkë. Ne po ju themi se kjo çështje kërkon më shumë kohë dhe më shumë analizë. Ju po u thoni qytetarëve se e keni zgjidhjen. Ne nuk jemi të bindur se është kështu, por përsëri nuk do të veprojmë. Duhet ta keni parasysh jo vetëm shkakun që ju shtyn të votoni sot, por edhe pasojat që mund t’i prodhojë ky votim nesër. Nuk mjafton vetëm të reagojmë ndaj një padrejtësie, por duhet të sigurohemi që, duke tentuar ta korrigjojmë një gabim, të mos e prodhojmë një tjetër. Adresa e fitores është apeli”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haradinaj hyn në mesin e protestuesve: Po na dhimbseni ju, po na dhimbsen ata që janë në Hagë

Haradinaj hyn në mesin e protestuesve: Po na dhimbseni ju, po na dhimbsen ata që janë në Hagë

Policia arreston nipin e Hashim Thaçit në sheshin e Prishtinës

Policia arreston nipin e Hashim Thaçit në sheshin e Prishtinës

Haziri thotë se nuk i ndalë as gazi lotsjellës, e as veprimet policore me urdhër të Kurtit

Haziri thotë se nuk i ndalë as gazi lotsjellës, e as veprimet policore me urdhër të Kurtit

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

Gjini: Kurti me çdo qelizë e ka dashur Gjykatën Speciale, ky është kaos i programuar nga ai, do prapë zgjedhje

Gjini: Kurti me çdo qelizë e ka dashur Gjykatën Speciale, ky është kaos i programuar nga ai, do prapë zgjedhje

Haradinaj: Kurti dhe VV-ja të kthehen në Kuvend, ta votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara

Haradinaj: Kurti dhe VV-ja të kthehen në Kuvend, ta votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara

Gazi lotsjellës depërton brenda Kuvendit, largohen deputetët Screenshot

Gazi lotsjellës depërton brenda Kuvendit, largohen deputetët Screenshot

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, Deliu-Kodra tregon se çka i tha Kurti Hamzës në takim

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, Deliu-Kodra tregon se çka i tha Kurti Hamzës në takim

Incidentet para Kuvendit e Qeverisë, Gucati: Protestuesit po veprojnë nga mllefi

Incidentet para Kuvendit e Qeverisë, Gucati: Protestuesit po veprojnë nga mllefi

Ish-gjyqtari Kryeziu: Nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 6 tetor, vendi shkon në zgjedhje

Ish-gjyqtari Kryeziu: Nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 6 tetor, vendi shkon në zgjedhje

Pesë oficerë të FSK-së trajnohen në Bosnje nga Ushtria Kanadeze

Pesë oficerë të FSK-së trajnohen në Bosnje nga Ushtria Kanadeze

Mihali: Ata që e sollën Specialen të kërkojnë falje, ndryshimi i ligjit nuk mjafton

Mihali: Ata që e sollën Specialen të kërkojnë falje, ndryshimi i ligjit nuk mjafton

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

PDK kërkon votimin e Ligjit për Specialen në orën 17:30

PDK kërkon votimin e Ligjit për Specialen në orën 17:30

Kuvendi rizgjedh Vlora Spancën Auditore të Përgjithshme

Kuvendi rizgjedh Vlora Spancën Auditore të Përgjithshme