Ekonomi

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

20.06.2026 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Përfaqësues institucionalë vendorë dhe ndërkombëtarë vlerësuan se fuqizimi ekonomik i grave mbetet një nga faktorët kyç për zhvillimin e Kosovës, derisa theksuan se, pavarësisht progresit të shënuar, gratë vazhdojnë të përballen me pengesa në qasjen në financa, pronë dhe tregun e punës, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën “She Rises 2026”, të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) me moton “Gratë në Biznes në Kosovë – një dekadë progres dhe vizion për të ardhmen”, u tha se rritja e pjesëmarrjes së grave në ekonomi është e domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrues të vendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se gratë po luajnë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe se pavarësia e tyre ekonomike është thelbësore për zhvillimin e shoqërisë.

“Sa herë që mblidhen gratë në një vend, aty mblidhen edhe ide, nevoja, ambicie dhe histori të cilat meritojnë të dëgjohen. Sot në këtë sallë janë gra që kanë vendosur të krijojnë mundësi, aty ku shpesh kanë ekzistuar pengesa, gra që kanë zgjedhur të ndërtojnë, të investojnë dhe të udhëheqin. Prania juaj këtu është dëshmi e një ndryshimi të rëndësishëm që po ndodh në ekonominë e vendit tonë. Çdo biznes që ju drejtoni, çdo vend pune që ju krijoni, dhe çdo sfidë që tejkaloni, kontribon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë”, tha Kurti.

Ai tha se progresi i grave në politikë duhet të pasohet me përparim të ngjashëm edhe në ekonomi dhe ndërmarrësi.

“Viteve të fundit, kemi bërë hapa të rëndësishëm në rritjen e përfaqësimit të grave në politikë. Sot në institucionet tona kemi gra, politikane të shquara që udhëheqin me dije, kompetencë, guxim dhe integritet të lartë. Ky progres në sferën politike është konfirmim se kur grave u krijohet hapësira, ato dëshmojnë se janë të zonjat të drejtojnë procese të rëndësishme. Mirëpo, emancipimi politik e shoqëror, mbetet i brishtë pa emancipimin dhe pavarësinë ekonomike. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik nuk mund të ec me gjysmën e hapit. Ai kërkon potencialin e plotë të të gjithë qytetarëve tanë. Prandaj edhe konferencat, samitet e këtilla sikurse ky sot këtu janë kaq jetike. Është e domosdoshme që këtë sukses që po e shohim në sferën politike, ta shohim me të njëjtën dinamikë edhe në ekonomi, në ndërmarrësi e në pronësi të bizneseve. Një grua ekonomikisht e pavarur është shtyllë e një familje të fortë, e një shoqërie përparimtare dhe e një ekonomie të zhvilluar”, tha ai.

Shefi në detyrë i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Cyprien Francois, tha se Kosova ka gra të talentuara dhe inovative, por se ato vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta në zhvillimin e bizneseve të tyre.

“Ndonëse prisja që kjo ngjarje të ishte për festimin e suksesit, duhet të pranojmë edhe potencialin ende të pashfrytëzuar që ekziston. Gjatë këtyre viteve këtu kam parë dhe kam qenë dëshmitar se Kosova ka gra të talentuara, ambicioze dhe novatore. Ato po themelojnë biznese, po krijojnë vende pune, po hapin tregje të reja dhe po kontribuojnë në komunitetet e tyre. Nga bizneset më të mëdha në sektorët e teknologjisë, digjitalizimit dhe energjisë, deri te iniciativat më të vogla në modë, përkthim, bujqësi, ekologji apo estetikë, Kosovës nuk i mungon talenti i grave. Megjithatë, ne e dimë se gratë sipërmarrëse vazhdojnë të përballen me pengesa në qasjen në financa dhe në rrjetet e biznesit. Është e qartë se, nëse ato nuk janë pronare të pronës, bankat nuk do t’u japin kredi. Kjo është një realitet i njohur edhe këtu. Në të njëjtën kohë, shumë mundësi biznesi dhe diskutime vazhdojnë të zhvillohen në orare dhe ambiente ku gratë nuk janë të pranishme. Për fat të keq, mungesa e qasjes reale të grave në pozita udhëheqëse bën që këto barriera shpesh të mbeten të pavërejtura. Megjithatë, besoj se Kosova po fillon ta kuptojë se largimi i këtyre pengesave nuk është vetëm çështje e barazisë, por edhe një faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit”, tha ai.

Francois shtoi se, megjithëse ka përparim në aspektin ligjor dhe institucional, pjesëmarrja e grave në tregun e punës mbetet e ulët.

“Ekzistojnë ligje dhe rregullore për pronën që favorizojnë regjistrimin e tokës dhe pronës në emër të grave. Ka programe qeveritare që promovojnë punësimin e grave, veçanërisht të grave të reja, si dhe një ndërgjegjësim në rritje në mesin e qytetarëve për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Megjithatë, mbetet ende shumë për t’u bërë. Përderisa vetëm 20 për qind e grave janë aktive në tregun e punës, potenciali i plotë i grave do të mbetet i humbur ose i pashfrytëzuar, dhe pa dyshim ekonomia do të vuajë pasojat. Asnjë ekonomi nuk mund ta arrijë potencialin e saj të plotë pa përfshirjen e grave në të gjitha sferat e saj”, tha ai.

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, tha se përfshirja e grave në ekonomi duhet të jetë normale në çdo hapësirë dhe sektor.

“Eshtë kaq e rëndësishme të normalizohet prania e grave kudo dhe në të gjitha hapësirat. Shtetet e Bashkuara besojnë se rritja ekonomike ndërtohet mbi mundësitë, inovacionin dhe bashkëpunimin praktik. Kur bashkojmë energjinë e sipërmarrësve, përvojën e institucioneve financiare dhe mbështetjen e qeverisë, krijojmë kushtet për një mirëqenie të vërtetë dhe të qëndrueshme. Këtë e kemi parë drejtpërdrejt. Kur është zgjeruar qasja në financa, trajnim dhe teknologji, idetë e reja kanë marrë jetë, janë krijuar vende pune dhe komunitetet janë bërë më të forta”, tha ajo.

Prattipati theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë lidhjen e sipërmarrësve kosovarë me tregun amerikan.

“Për këtë arsye Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur iniciativa që lidhin të gjithë sipërmarrësit e Kosovës, përfshirë gratë, me kompani amerikane, investitorë dhe tregje amerikane. Ne e dimë se partneritetet e ndërtuara mbi objektiva të përbashkëta sjellin rezultate për të gjithë të përfshirët. Kjo konferencë ka të bëjë me më shumë sesa vetëm diskutimin e sfidave. Ajo ka të bëjë me identifikimin e zgjidhjeve praktike. Ka të bëjë me ndërtimin e rrjeteve që çojnë në nisma dhe ndërmarrje të reja. Ndërsa komuniteti i grave sipërmarrëse në Kosovë vazhdon të rritet, kompanitë amerikane mund të gjejnë partnerë të rinj dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre afariste. Këto lidhje forcojnë rritjen ekonomike, ndërsa i pozicionojnë kompanitë amerikane si partnerë të preferuar në zhvillimin e Kosovës”, tha ajo, raporton EO.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare