Kurti nga Washingtoni thotë se takimi me Vuçiq mund të ndodhë në fund të gushtit

E publikuar: 28/07/2022 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se një takim potencial me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut, ka gjasë të mbahet në fund të gushtit.

Këtë Kurti e tha për Zërin e Amerikës, kur u pyet mbi qasjen e tij në raport me Beogradin zyrtar, përcjell Klankosova.tv.

”Në vend që të ndodh takimi me 19 korrik, tash shpresohet se mbase mund të mbahet në fund të gushtit”.

Ai mes tjerash u shpreh se është gjithmonë i gatshëm të mbajë takimet në Bruksel.

”Unë jam i gatshëm gjithmonë të udhëtoj në Bruksel për takimin e radhës”.

”Një takim i tillë ka pasur plan që të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt për shkak se Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje njëmujore. Dikur thoshin të presin meqenëse nuk i kanë mbajtur zgjedhjet. E tash sërish shkaktojnë vonesa të paarsyeshme, përkundër kërkesave të BE-së, dhe SHBA, ata nuk duan të distancohen nga presidenti Putin”.