Kurti: Në këtë mandat s’kemi mundur të rregullojmë gjithçka, në mandatin dytë ecim më shpejt

E publikuar: 24/12/2024 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë vizitës së tij në Dragash, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh i bindur se me përvojën që kanë, nëse fitojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, në mandatin e dytë do të kenë mundësi të punojnë më mirë e më shpejt.

Kurti thotë se nuk kanë mundur që gjithçka të rregullojnë vetëm në mandatin e parë, ndonëse shprehet i bindur se janë në rrugë të drejtë.

“Nuk kemi mundur që gjithçka të rregullojmë vetëm në mandatin e parë, unë jom i bindur që jena në rrugë të mbarë e të drejtë. Edhe në këtë mandatin e dytë edhe me përvojën që e kemi, kena me mujt me ec edhe më mirë edhe më shpejt.” – tha Kurti.