Lajmet

Kurti: Master Plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” është ndër projektet më të rëndësishme për kujtesën historike të Kosovës

04.06.2026 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Master Plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” është ndër projektet më të rëndësishme për kujtesën historike të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e ecurisë së hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku theksoi rëndësinë e këtij projekti për ruajtjen e kujtesës historike, trashëgimisë kulturore dhe identitetit shtetëror.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, Kurti e cilësoi projektin si një nga më të rëndësishmit për vendin, duke nënvizuar simbolikën që bart Prekazi në historinë e Kosovës.

“Prekazi zë një vend të posaçëm në kujtesën historike të popullit tonë. Qëndresa dhe sakrifica e familjes Jashari e shndërruan atë në simbol të mbrojtjes së atdheut dhe të përkushtimit ndaj lirisë, duke dëshmuar kësisoj se liria nuk është vetëm ideal politik, por edhe vlerë për të cilën flijohet gjithçka”, tha Kurti.

Ai theksoi se trajtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” tejkalon dimensionin e planifikimit hapësinor dhe të konservimit.

“Për këtë arsye, trajtimi i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’ nuk është vetëm një projekt i planifikimit hapësinor, i konservimit apo i muzealizimit. Ai është një detyrim institucional për të ruajtur, dokumentuar dhe përcjellë me dinjitet këtë trashëgimi te brezat që vijnë pas nesh”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se projekti po zhvillohet sipas planit të paraparë dhe se gjatë këtij viti pritet të përfundojnë projektet e konservimit të Kullave të Rezistencës.

“Sipas planifikimit të paraparë, gjatë këtij viti pritet të përfundojnë projektet e konservimit të Kullave të Rezistencës. Kjo do t’i mundësojë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit që të iniciojë procedurat e prokurimit për zbatimin e këtyre projekteve, duke shënuar kalimin nga faza e planifikimit dhe projektimit në fazën e ndërhyrjeve konkrete konservuese në terren”, deklaroi ai.

Kurti shtoi se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për të siguruar kushtet e nevojshme institucionale, profesionale dhe financiare për realizimin e projektit sipas standardeve më të larta.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve