Deputeti Albin Kurti është i bindur se demarkacioni, siç thotë i Murat Mehës, është formulë e luftës. Ai thotë se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, sipas tij, lufta nuk vjen në Prishtinë, por ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial.
Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, insiston se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, sipas Murat Mehës, është formulë e luftës. “Unë mendoj që demarkacioni i Murat Mehës bën konfliktin, luftën dhe gjakderdhjet e reja me Malin e Zi”.
Këto komente Kurti i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, siç thotë ai, lufta ndodh ku është kontesti kufitar e territorial.
“Mos harroni se në vitin 1998 në Kosovë ka pasur luftë, por në Prishtinë ka mundur të mos ketë. E mbaj mend shumë mirë se në Prishtinë ka pasur paqe, por në Drenicë, Dukagjin e Llap ka pasur luftë. Kur po them luftë, nuk po them se lufta vjen në Prishtinë, por ajo ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial”, ka theksuar Kurti.
Gjatë intervistës ish-kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka folur se a kanë qëndrim të prerë kundër islamit radikal, a po bëjnë kalkulime për vota, se pse shkuarja e 300 kosovarëve në ISIS, sipas tij, është problemi i tretë, e jo i pari për Kosovën etj.