Kurti: Kosova feston arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

E publikuar: 19/07/2022 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.Ai, në një reagim në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Kosova feston arritjet e tyre historike.“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka deklaruar kreu i qeverisë.16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Shqipëria çeli sot negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Në konferencën e parë ndërqeveritare, mbajtur në Bruksel, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama e konsideroi anëtarësimin në BE, një cështje për ‘jetë a vdekje’, ndërsa u shpreh se vendi do të vijojë në përmbushjen e sfidave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!