Kurti, Konjufca e Sveçla vizitojnë familjen e heroit, Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies së tij

E publikuar: 24/09/2024 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë një vit më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Pas vizitës në familjen e Afrim Bunjakut do të vendosen kurora me lule dhe do të përurohet pllaka përkujtimore e heroit Afrim Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë.