Kurti – komunitetit të Harvardit: Asociacioni që po kërkon Serbia do ta minonte kushtetutën tonë

E publikuar: 28/10/2024 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në “X”, ka vënë në dukje videon ku aty i drejtohet komunitetit të Harvardit në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, një javë më parë.

Ai thotë se Asociacioni që po kërkon Serbia do të minonte Kushtetutën e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Asociacioni që po kërkon Serbia, pa e njohur fillimisht Kosovën, do të kërkonte të merreshin fuqi ekzekutive qoftë nga qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do ta minonte Kushtetutën tonë”, u shpreh shefi i qeverisë.

“E njëjta gjë vlen edhe për garancitë specifike për kishat dhe manastiret ortodokse, të cilat gëzojnë zona të veçanta mbrojtëse, nga dhjetëra hektarë, deri në mijëra hektarë. Kësaj kërkese do t’i duhej një qeverisje nga një shtresë që nuk është e rregulluar ligjërisht për të ofruar gamën e gjerë të mbrojtjeve, të cilat rendi i tanishëm tani veçse i ofron. Ky është një rast kur kërkesa për më shumë, është në fakt një ofertë për më pak”, shtoi ai.