Kurti: Kemi parë degradimin e demokracisë

09.08.2015 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Kemi parë degradimin e demokracisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë i ftuar nga Universiteti Veror në Prishtinë për të ligjëruar mbi pjesëmarrjen politike dhe organizimin e një lëvizjeje politike.

Kurti aty ka thënë se lëvizja politike i bën njerëzit të angazhuar dhe se ato lëvizje përbëhen prej njerëzve të angazhuar që u bëjnë thirrje qytetarëve për angazhim. Kjo sjell shpresën e llojit të ri që nuk bazohet në pritje por në vetë angazhimin, theksoi ai.

“Kemi parë degradimin e demokracisë përfaqësuese në demokraci elektorale. Kjo i ka shkurajuar njerëzit që të aktivizohen duke i shndërruar ata në spektatorë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ka treguar se pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën politike e sheh të domosdoshme.
“Njerëzit duan të marrin pjesë sepse përfaqësimi po shënon mungesën e tyre. Pjesëmarrja të bën të pranishëm. Dhe, nuk ka pjesëmarrje pa lëvizje”, ka shtuar Kurti.

Ai ka shpjeguar edhe për rolin që ka organizimi i brendshëm i një lëvizjeje duke përmendur tri rreziqet më të mëdha që i kanosen asaj: lodhja, devijimi dhe dogmatizmi.

Kurse, teksa fliste për fitoret, është shprehur se idetë e drejta e të mira e bëjnë një organizatë që të fitojë. Por, ai humbjet ia atribuon organizatës. “Një lëvizje politike mund të humbas për shkak të dobësisë së organizatës, mirëpo fitorja e një lëvizjeje politike nuk bën të jetë fitore e fuqisë së organizatës por e idesë politike dhe konceptit socio-ekonomik.”

Kurti foli edhe për dallimet midis lëvizjes, partisë dhe OJQ-së duke potencuar se “Lëvizja politike ka një përfytyrim tjetër prej partisë politike sa i përket institucioneve të sistemit. Ne nuk i mendojmë institucionet e sistemit si një shtëpi me salltanet ku do të banojmë, por si mjete të reja të cilat do t’i shfrytëzojmë.”

Ndërkaq për aspektin radikal të lëvizjes politike, përveç tjerash, ai tha që “Aktivistët e një lëvizjeje politike duhet të jenë radikal për nga qëndrimi që kanë dhe angazhimi që bëjnë për temat socio-politike e jo radikal për nga karakteri i tyre personal.”

Prezantimin e tij Kurti e përmbylli me fjalinë: “Një lëvizje pa popull mbetet asgjë. Një popull me lëvizje bëhet gjithçka”. Më pas, ai iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve të vendit e ndërkombëtarë, bashkëbisedimi me të cilët vazhdoi edhe gjatë pushimit midis sesioneve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

Instituti i Shëndetit Publik del me rekomandime për qytetarët se si të shmangin helmimin nga ushqimi gjatë verës

Instituti i Shëndetit Publik del me rekomandime për qytetarët se si të shmangin helmimin nga ushqimi gjatë verës

Pica, sallata, verëra e kafe për deputetët, tenderi 200 mijë euro nga Kuvendi i pa konstituuar

Pica, sallata, verëra e kafe për deputetët, tenderi 200 mijë euro nga Kuvendi i pa konstituuar

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Kosova dhe Shqipëria në konferencën e SHBA-ve kundër terrorizmit të së majtës ekstreme

Kosova dhe Shqipëria në konferencën e SHBA-ve kundër terrorizmit të së majtës ekstreme

Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Osmani: Do të takoja çdo homolog, por kurrë nuk do të bashkëqeverisja me mohuesit e Kosovës

Osmani: Do të takoja çdo homolog, por kurrë nuk do të bashkëqeverisja me mohuesit e Kosovës

Musliu-Shoshi: Kurti e ka futur Kosovën në izolim, Serbia po forcon lidhjet me SHBA-në

Musliu-Shoshi: Kurti e ka futur Kosovën në izolim, Serbia po forcon lidhjet me SHBA-në

Haxhiu: Në fillim të gushtit pritet të mbahet seanca konstituive

Haxhiu: Në fillim të gushtit pritet të mbahet seanca konstituive

Hamza priti ambasadorin jo-rezident të Irlandës: Kosova ka nevojë për institucione të reja

Hamza priti ambasadorin jo-rezident të Irlandës: Kosova ka nevojë për institucione të reja

Gjini: Kosova po futet në krizë të panevojshme, partia në pushtet s’ka ide shtetformuese

Gjini: Kosova po futet në krizë të panevojshme, partia në pushtet s’ka ide shtetformuese

Paralajmëron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së

Paralajmëron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së

A ka marrëveshje koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së? Flet Alban Zogaj

A ka marrëveshje koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së? Flet Alban Zogaj

Rama: Për deklaratën e Paunoviç kemi reaguar përmes MPJ, s’bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart në Beograd

Rama: Për deklaratën e Paunoviç kemi reaguar përmes MPJ, s’bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart në Beograd

Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit

Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit