Kurti e Vitia vizitë në QKUK, do t’i shohin nga afër punimet në dy klinika

E publikuar: 13/11/2024 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të vizitojnë nesër Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë rast ata do të shikojnë nga afër punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe Klinikën e Nefrologjisë.

Vizita e Kurtit dhe Vitisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nis nga ora 08:30 e mëngjesit.