Kurti e quan mike të madhe të Kosovës të dërguarën e Biden’it

E publikuar: 12/05/2023 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti-Samantha Power

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur mike të madhe të Kosovës administratoren e USAID-, Samantha Power, e cila që nga dje ka qëndruar në Kosovë.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë drekës së punës dhe takimit në kryeministri me Poëer kanë diskutuar për sigurinë energjetike, tranzicionin energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm, por edhe për zhvillimet e fundit në vend, për qeverisjen, themelimin e Fondit Sovran e për Marrëveshjen Bazike arritur në Bruksel, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nga fjalët në vepra, së bashku me të dhe me ministren Rizvanolli lansuam ankandin e parë të energjisë solare me kapacitet prej 100 megavat, duke çliruar potencialin energjetik të vendit tonë”, ka shkruar ai.

“Të gjithë e kemi parasysh logon e USAID. Dora që na ndihmoi që të ngritemi nga rrënojat e luftës më shumë se dy dekada më parë, USAID, tani është dora e partnerit të besueshëm në rrugën e pavarësimit nga lëndët fosile, dhe drejt energjisë së pastër”, ka shkruar në fund kryeministri.

Power ka qëndruar në Kosovë me mbështetjen e presidentit amerikan, Joe Biden. Paraprakisht ajo vizitoi edhe Serbinë, ku takoi krerët më të lartë. Që në fillim të vizitës së saj, ishte bërë e ditur se Power viziton Kosovën dhe Serbinë me qëllim zbutjen e tensioneve mes dy vendeve.

Gjatë takimit me Kurtin, Power ka kërkuar që Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, sipas marrëveshjeve të dakorduara.