Lajmet

Kurti: Do të vazhdoj të jem kryeministër në detyrë, ushtruesja e detyrës së presidentes do të veprojë sipas Kushtetutës

06.08.2026 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Do të vazhdoj të jem kryeministër në detyrë, ushtruesja e detyrës së presidentes do të veprojë sipas Kushtetutës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e kryeministrit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, ndërsa ka theksuar se edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të vazhdojë ta ushtrojë funksionin e saj sipas përcaktimeve kushtetuese.

I pyetur nëse pas betimit si deputet ai dhe Albulena Haxhiu mund të vazhdojnë t’i ushtrojnë funksionet aktuale, Kurti tha se do ta respektojë plotësisht rendin kushtetues dhe ligjor.

“Unë vazhdoj të jem kryeministër në detyrë dhe do ta respektoj me plotni dhe përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, përfshirë këtu edhe ligjin në fuqi”, tha ai.

Kurti shtoi se e njëjta vlen edhe për ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

“Ndërkaq, po e ritheksoj, ashtu qysh vlen për mua si kryeministër në detyrë, njësoj edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, zonja Albulena Haxhiu, do ta respektojë me plotni e përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Nuk kemi president, nuk kemi presidente, por kemi ushtruese të detyrës së presidentes e kjo është zonja Albulena Haxhiu dhe ajo do të vazhdojë të jetë e tillë, tamam siç e thotë Kushtetuta”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Europol arreston tre persona në Serbi dhe Gjermani: Rrjet i dyshuar i kontrabandës së emigrantëve

Europol arreston tre persona në Serbi dhe Gjermani: Rrjet i dyshuar i kontrabandës së emigrantëve

Kurti: Do të vazhdoj të jem kryeministër në detyrë, ushtruesja e detyrës së presidentes do të veprojë sipas Kushtetutës

Kurti: Do të vazhdoj të jem kryeministër në detyrë, ushtruesja e detyrës së presidentes do të veprojë sipas Kushtetutës

Kurti: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për presidentin çon drejt shpërndarjes së re

Çitaku i reagon Kurtit: Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara

Bajrami: Tetë mandate me zotimin për t’i shërbyer Kosovës me nder dhe përgjegjësi

Kurit s’propozoi emër për kryetar të Kuvendit, Gjini: Kulmi i paftyrësisë

Zemaj kritikon Kurtin: Po sillet sikur është një dhe mbi Kushtetutën

Ndërpritet seanca konstituive, Kurti nuk propozon kandidat për kryeparlamentar: Kërkoj kohë shtesë për bisedime

Betohen 120 deputetët e legjislaturës se 11-të, të Kuvendit të Kosovës

“Shoferi i lënduar rëndë, pasagjerja lehtë”, Policia e Gjilanit dyshon se detonimi në veturë u shkaktua nga mjeti shpërthyes

“Haga, dialogu strategjik, mostakimi i Rubios me Konjufcën”, Vulaj ndan detaje interesante nga diskutimet në DASH për Kosovën

Sorensen: Zbatimi i marrëveshjeve Kosovë-Serbi mbetet i vonuar, asnjëra palë s’duhet ta presë tjetrën

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje

Ambasada Gjermane: Të formohen institucionet, Kosova s’ka kohë për të humbur

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

UNICEF, MAPL dhe KOMF diskutojnë për përfshirjen e treguesve për fëmijët në Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale