Lajmet

Kurti: “Dituria Islame” ka shërbyer si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që prekën shoqërinë tonë

23.06.2026 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: “Dituria Islame” ka shërbyer si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që prekën shoqërinë tonë

Me Akademinë Solemne “Dituria Islame 1986-2026, 40-vjet dritë e dijes, zë i besimit dhe i kombit”, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), shënoi 40-vjetorin e botimit të parë të revistës fetare, shkencore dhe kulturore “Dituria Islame”.

Në këtë akademi u vlerësua roli i revistës në promovimin e dijes, kulturës, identitetit fetar dhe kombëtar, si dhe kontributi i saj në dokumentimin e zhvillimeve shoqërore e historike në Kosovë gjatë katër dekadave.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se revista “Dituria Islame” ka qenë pjesë e rëndësishme e hapësirës publike dhe intelektuale në Kosovë.

“Për katër dekada me radhë revista ‘Dituria Islame’ ka qenë pjesë e hapësirës sonë publike dhe intelektuale, duke i trajtuar tema të besimit, kulturës, historisë, arsimit dhe të jetës shoqërore në përgjithësi. Ajo përbën një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së publicistikës fetare në gjuhën shqipe dhe një prej botimeve më jetëgjata të BIK-ut. E themeluar në qershor të vitit 1986, revista ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe përkushtim në shpalosjen e dinamikave shoqërore në periudha të ndryshme historike. Kosova në okupim gjatë viteve të 90-ta, gjersa liria e shprehjes dhe informimit në gjuhën shqipe përballeshin me kufizime të rrepta, revista ‘Dituria Islame’ e ruajti dhe e vazhdoi botimin dhe shërbeu si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që preknin shoqërinë tonë. Përmes faqeve të saj u pasqyruan sfidat me të cilat përballeshin qytetarët e Kosovës si dhe ngjarjet e rëndësishme të kohës. Në këtë mënyrë revista kontribuoi në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe në dëshmimin e realiteteve të kohës për brezat që erdhën më pas”, tha Kurti.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, tha se shkrimi dhe dija zënë vend qendror në qytetërimin islam dhe se revista ka luajtur rol të rëndësishëm në edukim dhe zhvillimin e vetëdijes shoqërore.

“Shkrimi dhe dija zënë një vend qendror në qytetërimin islam duke u konsideruar jo vetëm komunikim, por amanet hyjnor, intelektual dhe civilizues. Që nga shpallja e parë kuranore me urdhrin ‘Lexo’, dhe përmendjen e penës, islami ka ngritur dijen dhe dokumentimin e saj në vend të vlerave themelore të zhvillimit njerëzor. Gjatë katër dekadave të veprimtarisë së saj kjo revistë ka shërbyer si platformë e dialogut shkencor, edukimit dhe afrimit të identitetit shpirtëror e kombëtar. Kontributi i saj i vazhdueshëm përbën një dëshmi të gjallë të përkushtimit ndaj dijes, vlerave universale dhe zhvillimit të vetëdijes shoqërore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë bashkëkohore të shqiptarëve”, tha ai.

Kryeredaktori i revistës “Dituria Islame”, Driton Arifi, tha se revista ka pasur mision të rëndësishëm në zhvillimin e vetëdijes fetare, kulturore dhe kombëtare.

“Kjo revistë që mori mbi supet e veta përgjegjësinë për të zhvilluar vetëdijen fetare, kulturore e kombëtare shqiptare, duke vënë dijen, edukimin dhe formimin intelektual në qendër të misionit të saj. Vërtet ‘Dituria Islame’ ishte ajo që u themelua me një mision fisnik, po aq sa ishin fisnikë edhe ideatorët idealistë dhe lapsat e palodhshëm të saj. Si e tillë mori mbi supe që në këto troje të mbante ndezur fenerin e dijes, ta forconte besimin në Zot, ta predikonte universalitetin e mesazhit hyjnor e ta çelikoste aspiratën për liri. ‘Dituria Islame’ fliste sikur populli ynë, ajo harmonizohej me pulsin e zemrës së tij, ëndërronte guximshëm sikurse patriotët e tij dhe rezistonte sikurse heronjtë e tij. Ajo tregoi më së miri se populli ynë, specifikisht intelektualët e mirëfilltë të saj, nuk e durojnë mospërfilljen dhe i rezistojnë tentativave mjerane të gjithë atyre që përpiqen padrejtësisht ta shuajnë zërin e tij”, tha Arifi./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues