Kurti dhe Onorato flasin për programe e projekte për të rinjtë dhe gratë

E publikuar: 19/11/2024 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takim drejtoren rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato.

Kryeministri Kurti e vlerësoi partneritetin si dhe rolin e kontributin e institutit. U theksua angazhimi i dyanshëm në fuqizimin e bashkëpunimit si dhe përkushtimit ndaj reformave që kanë për qëllim gjithëpërfshirjen.

Në fokus të bisedës ishin programet e projektet që në qendër kanë veçanërisht të rinjtë dhe gratë si dhe ato në zhvillimin e politikave publike.

Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Onorato për takimin e frytshëm, bisedën produktive dhe bashkëpunimin efikas mes qeverisë dhe Institutit Republikan Ndërkombëtar, IRI.