Kurti bisedon me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

03.05.2021 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti bisedon me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresmenin Eliot Engel, të cilin e ka ftuar ta festojë ditëlindjen e tij të 75’të në Kosovë.

Kurti një gjë të tillë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, teksa e ka cilësuar si mik të përhershëm të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Eliot Engel është mik i kahmotshëm i Kosovës. Ai ka përfaqësuar vendin tonë në Kongres për dekada me radhë dhe ai sot ende kujdeset për pavarësinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar ndër të tjera i pari i ekzekutivit.

“E falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë të festojmë pavarësinë tonë dhe 75 vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë”, ka përfunduar kryeministri Kurti.

Engel ka përfunduar mandatin e tij si drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA vitin e kaluar. Pasues i tij aktual është Gregory Meeks, të cilit ia kishte uruar mandatin Kurti nëpërmjet një letre.

“I nderuari Gregory Meeks:Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Duke qenë në dijeni të kontributit që keni dhënë për vendin tonë në kohët më vendimtare për ne, sikurse vota kundër ndalimit të fondeve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe bashkësponsorimi i rezolutës për pavarësinë e Kosovës në vitin 2002, ne besojmë që vendi ynë do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Agjenda juaj progresive, e shtyrë përpara në mandatin tuaj si anëtar i Këshillit të shtetit të Neë York-ut dhe pastaj si kongresist, na inspiron të gjithëve”, u tha në letrën e tij

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Si ndodhi tragjedia, Policia kroate përshkruan në detaje lëvizjen fatale të autobusit

Si ndodhi tragjedia, Policia kroate përshkruan në detaje lëvizjen fatale të autobusit

Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

Kroacia i akomodon 14 personat që shpëtuan pa lëndime nga aksidenti, u japin ushqim, ilaçe dhe ndihmë psikologjike

Kroacia i akomodon 14 personat që shpëtuan pa lëndime nga aksidenti, u japin ushqim, ilaçe dhe ndihmë psikologjike

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese