Kurti i bindur se Shpend Ahmeti po bën luftë kundër tij me ambasadat e huaja

E publikuar: 24/01/2018 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se në një takim të mëhershëm që ka pasur me tash kryetarin e VV-së, Albin Kurti, ka marrë kritika se bashkë me Serbinë dhe ambasadat ndërkombëtare po bashkëpunojnë kundër tij. Ai ka treguat se si Albin Kurti ka thënë se edhe Shpend Ahmeti po bën luftë kundër tij me ambasadat e huaja.

Dardan Molliqaj Molliqaj thotë se Kurti e kishte përmendur edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, si njeri që po bën komplot ndaj Kurtit, duke thënë që Ahmeti ka nënshkruar me ambasadat një marrëveshje për kundërshtimin e Kurtit.

‘Shpend Ahmeti ka marrëveshje me ambasadat e huaja në Prishtinë për të më luftuar mua, ndërsa ti ke marrëveshje ose s’po e di që ke marrëveshje kundër meje’, më ka thënë Kurti”, ka shpjeguar Molliqaj.

Molliqaj tha se qëllimi i Kurtit ishte vetëm të gjente diçka që do të ishte më e besueshme për Vetëvendosjen.

‘Unë ty të kam menduar se ti duhesh me qenë kryetar i ardhshëm i LVV-së, por e kam parë se nuk ka të bëj me dëshirën tënde për pushtet por me një problem tjetër. Ti e di që ndaj meje ka pas grupacione që duan të më eliminojnë prej skenës politike sepse jam i vetmi që e kam kundërshtuar Rambujen’, më ka thënë Kurti. Kjo i bie që këta janë UDB dhe Stanishiqi, ai ka lidhje të drejtpërdrejt me Baton Haxhiun në Kosovë. I thash ‘unë jam në këtë trajtketore a?’ Më tha që ‘jo ti nuk je në këtë trajektore por ti je i vetëdijshëm dhe po e luan këtë se po të pëlqen’, ka treguar Molliqaj.