Kurteshi: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in, por s’i nënshtrohemi as LDK-së

E publikuar: 19/06/2017 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje!, Ismajl Kurteshi, ka treguar qëndrimet e kësaj lëvizje në raport me dy koalicionet për formimin e qeverisë së re.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo lëvizje nuk do të bashkëpunojë me koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe as nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të LDK-së sa i përket krijimit të qeverisë së re.

Kurteshi ka thënë se LDK-ja duhet të reflektojë në raport me fuqinë politike që ka tash pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, projektin e Lëvizjes Vetëvendosje! për qeverisje duhet ta udhëheqë vetëm kandidati i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti. Kurteshi ka theksuar se koalicioni PAN nuk i ka votat për ta krijuar qeverinë e re.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020