Komisioni për Buxhet javën e kaluar nuk ka miratuar në komision, nismës për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Iniciuese i nismës. Adnan Jashari për Front Online ka thënë se janë duke pritur që kjo çështje sa më shpejt të dërgohet në Kryesi e më pas të caktohet data kur do të shqyrtohet nga deputetët e Kuvendit.
“Po presim të caktohet data e seancës plenare për Trustin, afatet ligjore janë 2 deri 4 javë!”, thotë ai.
Jashari ka bërë thirrje që kjo çështje të mos zvarritet sikurse në komisionin përkatës.
“Shpresojmë të mos e zvarritë çështjen Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe sa me parë te votohet projektligji që lejon tërheqjen e 30 % të Trustit”, deklaroi ai.
Më 15 korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës u dorëzuan nënshkrimet e peticionit për nismën legjislative qytetare për Projektligjin për Trustin.