Kupa e Botës 2018 dhe racizmi në Rusi

17.04.2015 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kupa e Botës 2018 dhe racizmi në Rusi

Tifozë që shfaqin simbole neo-naziste. Brohoritje raciste ndaj lojtarëve të Kaukazit Verior. Huliganë që sulmojnë jo të bardhët në një tren.

Këto janë vetëm pak prej 200 incidenteve raciste, të kryera nga tifozët rusë të futbollit në periudhën 2012-2014, të cilat janë dokumentuar në një raport të titulluar: Koha për veprim: Incidentet e diskriminimit në futbollin rus.

Raporti është hartuar nga Qendra Sova, grup që monitoron racizmin në Moskë, dhe Fare Network, një organizatë ndërkombëtare që lufton diskriminimin në futboll. Gjetjet e tij ilustrojnë problemin e vazhdueshëm të racizmit në mesin e tifozëve të futbollit, derisa Rusia përgatitet për të mirëpritur Kupën e Botës më 2018.

Pasi tifozët kanë shfaqur flamurin nazist në një ndeshje në Moskë, më 5 prill, presidenti i Fedeartës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka thënë se ka ende “shumë punë për t’u bërë” para vitit 2018.

Por, tre vjet para se në Rusi të mbahet Kupa e Botës, Moska ka bërë vetëm hapa të vegjël për të zhdukur racizmin në fushë.

“Nuk ka ende asnjë plan. Jemi duke biseduar me Unionin e Futbollit Rus dhe Ministrinë e Sporteve. Me sa dimë, ata po bëjnë përpjekje të krijojnë një plan dhe ne po bëjmë përpjekje që t’i këshillojmë. Por, nuk ka ende asgjë. Nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për të trajtuar problemin”, thotëPavel Klymenko, zyrtar në organizatën Fare Network.

Prejse Rusia është caktuar nikoqire e Kupës së Botës, në vitin 2010, Uninoni i Futbollit Rus, Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë zbatuar gjoba të rënda për sjelljet raciste të tifozëve.

Vetëm këtë sezon, Torpedo Moska, klub i Premier-Ligës së Rusisë, është gjobitur me qindra-mijëra rubla për vepra raciste.

Torpedo po ashtu është urdhëruar të luajë pesë lojë pa shikues, për shkak të brohoritjeve si majmunë dhe shpalosjes së flaumurit nazist.

Natalya Yudina, zëvendëskryetare e Qendrës Sova, thotë se masat nuk janë të mjaftueshme dhe se nuk ka ende mekanizma për të ndëshkuar racizmin në liga më të ulëta.

“Duhet punuar në këtë. Nëse askush nuk e tërheq vëmendjen, ato (incidentet) do të vazhdojnë të ndodhin”, thotë Yudina.

Raporti i Qendrës Sova dhe i organizatës Fare Network ka tërhequr vëmendjen e FIFA-s, ashtu si edhe të autoriteteve ruse.

Ato shpresojnë të shmangin sikletin që kanë vuajtur Ukraina dhe Polonia në prag të Kampionatit Evropian më 2014, kur BBC ka transmetuar një raport kontrovers për racizmin në futboll në këto dy vende.

Më 8 prill, ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko, ka thënë se FIFA është duke monitoruar gjithçka për garën më 2018 dhe ka qortuar tifozët e Torpedos për dëmtim të imazhit të Rusisë.

“Në Kupën e Botës do të ketë një sistem krejt ndryshe të shitjes së biletave, kontrolle të ndryshme, strukturë ndryshe të tifozëve – në fund të fundit, do të vijnë deri në një milion mysafirë të huaj”, ka thënë Mutko për R-Sport.

Më 30 mars, Unioni i Futbollit Rus ka njoftuar se do të emërojë një inspektor të ri kundër racizmit. Posti pritet të koordinojë dhe zhvillojë një ekip të monitoruesve në lojërat “veçanërisht të rrezikshme”. Inspektori i sapoemëruar, Aleksei Tolkachev, i ka thënë agjencisë Tass se funksionet e tij të sakta do të përkufizohen në fund të muajit prill.

Sova dhe Fare Network kanë rekomanduar po ashtu një plan afatgjatë kundër racizmit, përfshirë “programe edukative për shkolla dhe universitete” që do ta përdornin futbollin si mjet për “mirëkuptim ndërkulturor”, raporton rel.

Në muajin qershor, përfaqësues të qeverisë, autoritete të futbollit, shoqëria civile dhe zyrtarë për sundimin e ligjit do të mbajnë një konferencë për të diskutuar masat shtesë për luftimin e racizmit, ka konfirmuar Yevgeny Dzichkovsky, zëdhënës i Unionit të Futbollit Rus.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale