Kundërshtohet kërkesa e VV-së për rivotim të mocionit për shkarkimin e Rikallos

E publikuar: 04/10/2017 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me kërkesën e deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu që të rivotohet mocioni i LDK-së për shkarkimin e ministrit të bujqësisë Nenad Rikallos, transmeton Koha.net.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, pas kërkesës së Aliut, ka sqaruar se votimi i mocionit ka përfunduar në seancën e thirrur të martën, derisa i bëri thirrje deputetit të VV-së që të bëjë kërkesë të re për mocionin e shkarkimit të Rikallos, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar banorë të lagjes “Dardania” në Prishtinë gjatë periudhës së luftës në Kosovë

“Numërimi ka përfunduar dhe nuk ka kthim prapa”, ka thënë Haliti.

Kuvendi të martën nuk e ka miratuar propozimin e LDK-së për shkarkimin e Nenad Rikallos, ministër i bujqësisë, i akuzuar për keqtrajtim të qytetarëve të lagjes “Dardania” në Prishtinë.

40 deputetë ishin kundër shkarkimit, 25 për dhe një abstenim.