Kumanovës i kthehet qetësia

11.05.2015 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kumanovës i kthehet qetësia

Gjendja e sigurisë në Kumanovë është stabile dhe e qetë pas përfundimit të operacionit të forcave speciale të policisë kundër siç thuhet, “grupit terrorist që prezantohet si Ushtria Çlilimtare Kombëtare”.

Pas tërheqjes së policisë dhe neutralizimit të grupit të armatosur, sipas policisë, popullata civile është kthyer në shtëpitë e tyre, por ata kanë hasur në shkatërrime masive të pronave të tyre.

Banorët thonë se nuk gjejnë fjalë për të përshkruar tmerret e përjetuara.

“Po e sheh edhe vet, s’di çfarë me tregu”; “Nuk e di as vet si ndjehem, tmerr”; “Babai im, xhaxhai të gjithë kemi qenë në bodrum, vetëm Zoti e di se si kemi shpëtuar“…thonë disa banorë të Lagjes së Trimave, e banuar me popullatë shqiptarë në Kumanovë.

Në këtë zonë të shtunën dhe të dielën u zhvilluan përleshje të ashpra që përfunduan me 22 të vrarë, prej tyre 8 pjestarë të forcave të sigurimit dhe 14 nga grupi i armatosur, por identiteti i tyre ende nuk është zbuluar. Gjithashtu, janë ngritur dilema nëse në mesin e të vrarëve ka edhe civilë.

Gjatë përleshjeve janë plagosur 37 policë ndërsa janë dorëzuar rreth 30 persona nga grupi i armatosur.

Prokuroria publike tashmë atyre u ka shqiptuar masën e paraburgimit. Sipas gjykatës themelore në Shkup, 18 pjesëtarë të grupit janë shtetas të Kosovës, 2 pjesëtarë shtetas të Maqedonisë, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, 9 shtetas të Maqedonisë dhe një tjetër shtetas i Shqipërisë me qëndrim të përkohshëm në Gjermani.

Të dyshuarit akuzohen për vepra penale “tërrorizëm dhe rrezikim të sigurisë dhe rendit kushtetues të Maqedonisë“.

Lidhur me gjendjen e sigurisë, të dielën në mbrëmje  ka debatuar edhe këshilli i sugurisë kombëtare të Maqedonisë.

Presidenti Gjorgje Ivanov, tha se institucionet kishin njoftuar me kohë bashkësinë ndërkombëtare se në Maqedoni po përgaditen sulme terroriste por se përgjigje kthyese nuk kishin marr.

Ivanov tha se institucionet do të veprojnë fuqishëm ndaj çdo individi apo grupi që synon rrezikin e stabilitetit dhe prishjen e raporteve ndërentike në vend.

“Nuk do të lejojmë përshkallëzimin e tensioneve. Po bëjmë gjithçka të mundur që të mos vie deri te destabilizimi i shtetit dhe prishja e raporteve ndërentike. Për realizimin e këtij synimi kërkojmë ndihmën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kemi nevojë për qetësi dhe përmbajtje“, ka deklaruar presidenti Ivanov.

Por, në opinion vazhdojnë dilemat nëse përlshejet në Kumanovë kanë qenë të inskenuara për qëllime politike.

Dilemat mes njohësve të çështjeve politike forcohen edhe për faktin se tash e një kohë të gjatë ka paralajmërime për skenarë të tillë.

“Situata e krijuar dhe aksioni i policisë në vete ngërthejnë shumë engima të cilat më tepër i ngjajnë një skenari se sa një aksioni të suksesshëm policor. Duke pasur parasysh faktin se dy javë para u paralajmërua se grupe kriminale janë paguar dhe do të hyjnë, skenari tani që u relizua me gjithë këto të panjohura dëshmon se këtu ka shumë zona të errëta që e bëjnë të vështirë të arrihet deri tek e vërteta absolute se aksioni ishte i këtillë apo i atillë”, thotë analisti Alajdin Demiri, raporton rel.

Kohë me parë ish komandati i forcave speciale policore në periudhën e konfliktit të vitit 2001, gjenerali Stojanço Angellov, doli me të dhëna se pushteti, sipas tij, ka ndarë së paku 2 milionë euro për persona caktuar për të nxitur deshtabilizmin e Maqedonisë me qëllim shpërqëndrimin e vëmendjes nga afera e përgjimeve dhe akuzat për përfshirjen e qeverisë në veprimet të shumta kriminale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë