Kultivuesi i mjedrës, që ia ‘refuzoi’ letrat Merkelit

02.01.2016 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kultivuesi i mjedrës, që ia ‘refuzoi’ letrat Merkelit

Ekrem Rrahmani po del të jetë kosovari i parë që do t’ia refuzojë letrat e shtetësisë gjermane kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky llapjan, që merret me kultivimin e mjedrës, thotë se synimet i ka të qarta në këtë kulturë bujqësore

Varfëria e skajshme, papunësia dhe mosperspektiva për të ardhmen ishin faktorët kryesorë që shtynë Ekrem Rrahmanin që së bashku me gruan dhe dy fëmijët të ikin nga Kosova. 27-vjeçari, i cili vjen nga fshati Teneshdollë, komuna e Prishtinës, këtë rrugë e kishte marrë gjatë vitit 2013. Ai kishte emigruar në shtetin austriak, ku kishte qëndruar disa muaj për t’u kthyer në Hungari, ku kishte qëndruar për 6 muaj.

Trajtimi çnjerëzor në kampet e këtij shteti kishte bërë që me ndihmën e Organizatës Internacionale për Migrim (IOM) të kthehet në mënyrë vullnetare në Kosovë. Rrahmani, së bashku me gruan dhe dy fëmijë, ishte kthyer edhe më i zhgënjyer, edhe pse krejt shpresën e kishte mbështetur te emigrimi. Por, ai mblodhi forcat dhe nuk u dorëzuar përballë sfidave që ia solli jeta. Pasi në posedim kishte tokë prej 90 arësh, kishte vendosur të fillojë punimin e saj. Në mars të vitit 2014 me ndihmën e USAID-it kishte nisur të merrej me kultivimin e mjedrës. Me buzëqeshje në fytyrë, pasi ka siguruar bukën në radhë të parë për fëmijët e pastaj edhe për familjarët e tjerë, Rrahmani thotë se është i kënaqur me punën që po bën. E kemi gjetur veten, unë dhe anëtarët e familjes. Me shitjen e mjedrës që kam vjelë nga 80 arë të mbjella kam qarkulluar gjatë këtij viti rreth 22 mijë euro”, ka shtuar Rrahmani.

Ai për të vjelë dhe punuar këtë rendiment ka angazhuar 3 anëtarë të familjes, të cilët punojnë rregullisht dhe 5 punëtorë tjerë sipas nevojës. Duke parë fitimin dhe rendimentin e bollshëm, që toka i dhuroi me kultivimin e mjedrës, babai i dy fëmijëve, Rrahmani, tani ka synime që të mbjellë me mjedra edhe 90 arë tokë. Ai ka një porosi edhe për kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Tash edhe me m’i ofruar letrat e shteteve evropiane nuk i pranoj. Angela Merkel me ardhë te arat me më lut merri letrat unë nuk shkoj”, thotë Rrahmani, duke buzëqeshur

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre