Kujdes me mllefin dhe zemërimin pas ndarjes!

14.03.2015 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kujdes me mllefin dhe zemërimin pas ndarjes!

Të jemi të sinqertë, është e vështirë për të pasur një martesë apo lidhje pa mangësi pas një mllefi apo zemërimi. Dikur, pritej që ndarja nga bashkëshortët të krijojë një armiqësi deri në fund të jetës. Shumica dëshirojnë të kenë një ndarje shoqërore, por emocionet si mllefi, pikëllimi, frika dhe humbja e besimit ndarjen mund ta bëjnë më të vështirë.

Nëse nuk ballafaqoheni me këto, mund të ketë probleme më të mëdha e njëri prej tyre është qasja jonormale në pjesëmarrjen dhe bashkërritjen e fëmijëve. Falja mund të duket si gjëja e fundit, të cilën do të dëshironit ta konsideroni me ish-partnerin, por këtu ju paraqesim disa nga arsyet pse do të duhej ta bëni një gjë të tillë, pra ta falni partnerin tuaj!

Falja ju shkon ju në dobi, e kurrsesi partnerit tuaj. Madje, edhe atëherë kur nuk ia dilni ta bëni një gjë të tillë, nuk është nevoja t’ia thoni me fjalë, por këtë ta shprehni dhe ta tregoni me veprimet tuaja. Falja nuk do të thotë se ju po miratoni sjelljen jo të mirë, e po ashtu kjo kurrsesi se nuk do të thotë se ju do ta harroni atë që tashmë ju ka ndodhur, shkruan Zeri.

Kjo do të thotë se ju tashmë jeni pajtuar me situatën aktuale dhe se jeni aq të pjekur dhe të aftë saqë të kaluarën ta lini pas shpinës. Procesi i faljes mund ta eliminojë ndjenjën e të qenit të pafuqishëm. Nëse ndiheni si viktimë, në momentin kur ta keni falur ju do të dilni fitues. Falja ju mundëson që të liroheni nga emocionet, përfshirë ndjenjën e fajit, mllefit dhe pikëllimit. Falja ju ofron mënyrën që t’i pranoni gabimet, të shëroheni prej tyre dhe të vazhdoni tutje.

Mllefi, i dëmshëm

Mllefi dhe indinjata janë helmuese, si për ju po ashtu edhe për personat të cilët ju rrethojnë. Pa marrë parasysh se sa e arsyeshme mund të jetë, konfrontimet nuk shkojnë në dobi të askujt. Me mijëra studime dhe hulumtime e kanë vërtetuar se mllefi dhe indinjata janë të dëmshme si për lumturinë po ashtu edhe për shëndetin tuaj. Hulumtimet e shumta për shkurorëzimet e kanë vërtetuar se ai mund të jetë njëri nga ndikimet më të vështira te fëmijët. Mënyra më me pak dhimbje është që ta tejkaloni konfrontimin dhe kështu do t’i mbroni ata.

Hakmarrja më e mirë është jeta e lumtur. Oskar Uajld dikur thoshte: “Gjithnjë i fal armiqtë, sepse asgjë më shumë nuk i lëndon sesa vetë falja”. Sa më parë që ju të vendosni ta falni ish-dashurinë tuj dhe të vazhdoni me jetën tuaj, aq më mirë kjo do të jetë për shëndetin tuaj në përgjithësi, por edhe për të pasur një jetë më të lumtur me dashurinë e re./kosovarja/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

FBI po heton aktorin Brad Pitt

FBI po heton aktorin Brad Pitt

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)