Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) i janë paraqitur një numër i madh i kërkesave për njohje të pronësisë së banesave në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga persona që kanë thënë të jenë bashkinvestues në ndërtimin e tyre, gjatë viteve të paraluftës.
Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i NPB-së, Nexhat Kryeziu, në një prononcim për “Kohën Ditore”. Kryeziu ka sqaruar se këto investime pronarët i kanë bërë përmes institucioneve ku kanë punuar, me të cilat NPB-ja (ish-BVI) ka lidhur kontratë për bashkinvestim, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Prandaj banesat duhet t’iu kthehen atyre pronarëve legjitimë”, ka deklaruar Kryeziu. Sipas tij, ata kanë qenë punëtorë të KEK-ut, Postës, Ujësjellësit, etj.