Kryetari i Supremes, ai i Apelit dhe kryesuesi i KGJK-së kërkojnë takim me kryeministrin Mustafa

20.03.2015 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryetari i Supremes, ai i Apelit dhe kryesuesi i KGJK-së kërkojnë takim me kryeministrin Mustafa

Të premten, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka mbajtur takim me kryetarët e gjykatave themelore dhe kryetarin e gjykatës së Apelit, lidhur me çështjen e grevës së gjyqtarëve dhe çështje tjera me rëndësi për sistemin e drejtësisë në vend.

Duke parë se po cenohen rëndë të drejtat e individëve, të paraburgosurve dhe të tjerëve që kanë çështje në gjykata, ngase po prolongohen çështjet, po krijohen shpenzime të panevojshme te palët, por edhe revoltë tek ta, ndërsa si pasojë e kësaj greve, disa të paraburgosur kanë hyrë në grevë urie, për t’i evituar pasojat akoma më të mëdha dhe vështirë të riparueshme – për një kohë të gjatë, u kërkua që të gjendet zgjidhja dhe të përfundoi greva.

Të gjithë kryetarët e gjykatave u shprehen të shqetësuar me gjendjen në gjyqësor, secili duke treguar për numrin e lëndëve që janë shtyrë në gjykatat përkatëse, dhe duke kërkuar që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje.

Propozimi i kryetarit të gjykatës së Prizrenit, Ymer Hoxha u përkrah nga të tjerët.

Ai propozoi që kryetari i Supremes bashkë me atë të Apelit dhe me Kryesuesin e KGJK-së, ta takojnë kryeministrin e vendit, për të adresuar këtë çështje, pasi gjendja është alarmante.

Gjatë takimit u diskutua edhe për decentralizimin e kompetencave nga SKGJK tek gjykatat, për relacionet gjykata – KGJK, SKGJK dhe u shpreh pakënaqësi e madhe, veçmas me punën e Sekretariatit të KGJK-së. /Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi