Kryetari i Deçanit Mustafës: ‘Rriqra ke edhe në LDK’, por nuk pajtohen me këtë version të demarkacionit

E publikuar: 01/09/2016 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, pasi ky i fundit i krahasoi me rriqrat e Malishevës deklaratat e fundit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Nuk është reflektim i demokracisë kur bindjet dhe argumentet e kujdoqoftë i cilsoni si Rriqrat e Malishevës”, ka shkruar Selmanaj, i cili vjen nga radhët e AAK’së, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Jeni i rrethuar me “rriqëra” edhe brenda LDK-së që ju kan votuar por që nuk pajtohen me këtë version të demarkacionit”, thuhet në shkrimin e Selmanajt në rrjetin social.

Ky është shkrimi i plotë i Rasim Selmanajt në Facebook:

“Interesant kur një kryeministër në mungesë të argumenteve për ta” mbrojtur ” një version të gabuar të demarkacionit bie në nivelin e tillë të shprehjeve që nuk i kan hije një kryeministri të një vendi! Se di ju personalisht a jeni të majtë apo të djathtë por nuk është reflektim i demokracisë kur bindjet dhe argumentet e kujdoqoftë i cilsoni si Rriqrat e Malishevës! Duke respektuar mendimet e të tjerëve dhe argumentët tashmë të njohura edhe për publikun është mirë dhe e shendetshme të keni deklarata të matura kur flisni publikisht sepse jeni kryeministër! Kufiri me Malin e Zi nuk është agjend opozitare, përkundrazi agjend shtetërore dhe fundamentale për të tashmën dhe të ardhmën e Kosovës!

Nuk është mirë pse juve mendimet dhe argumentët e të tjerëve të ju ngjajnë në Rriqna, ngase nese ju i vlersoni kështu atëherë jeni i rrethuar me “rriqëra” edhe brenda LDK-së që ju kan votuar por që nuk pajtohen me këtë version të demarkacionit. Do të ishte mirë të kërkoni zgjidhje dhe përkrahje për të dal nga një krizë të cilën e keni futur vendin. Me këtë qasje veq sa po e thelloni krizën e cila nuk i duhet Kosovës!”