Kryesia e LDK-së: Fushata zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë

E publikuar: 13/09/2021 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e LDK-së, ka njoftuar se ka vendosur që fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë; me mundësi që, varësisht nga gjendja pandemike të mos mbahet fare.

E gjithë kjo sipas LDK-së duke marrë për bazë gjendjen e rëndë shëndetësore në vend, gjendje e shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit pandemik e të paprecedentë.

“Fushata, ndërsa, do të mbahet vetëm në formë dixhitale dhe në tubime duke i respektuar në përpikmëri rregullativën në vend mbi tubimet publike”, thuhet në njoftim.

Në mbledhje u diskutua dhe domosdoshmëria e mbajtjes së zgjedhjeve me 17 tetor, brenda kornizave kushtetuese e demokratike të Kosovës.

Kryesia e LDK-së ka ftuasr të gjithë akterët politik, shoqërinë civile, mediat dhe botën akademike që të rreshtohen kundër tendencës për të prekur zgjedhjet të cilat janë themel i demokracisë.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për organizimin e strukturave të partisë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.