Kryeprokurori Imer Beka lëshon akuza të rënda në drejtim të Aleksander Lumezit (DOKUMENT)

16.08.2015 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryeprokurori Imer Beka lëshon akuza të rënda në drejtim të Aleksander Lumezit (DOKUMENT)

Përpjekja e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që përmes një reagimi publik të Prokurorit të Shtetit të zgjidhë problemet duke sulmuar Kryeprokurorin e Prishtinës, Imer Beka për shkak të deklaratave publike si përgjigje ndaj akuzave të Kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, i është kthyer atij bumerang.

Në një reagim 5 faqesh të Kryeprokurorit Imer Beka, të cilin e posedon Express, ai akuzon rëndë Kryeprokurorin Lumezi, i cili sipas tij, edhe pse i obliguar si Kryetar i Këshillit Prokurorial të mbrojë prokurorët nga sulmet e jashtme, nuk e ka kryer këtë detyrë.

Përkundrazi, sipas Imer Bekës, Kryeprokurori Lumezi po tenton të vendos standarde të dyfishta. Përmes kësaj letre, Beka i ka quar selam Lumezit dhe mekanizmave të tjerë, se nëse duan të hetojnë dikë për akuza publike, së pari duhet të fillojnë të hetojnë vetën e tyre për shumë akuza që kanë bërë vazhdimisht në media.

Debati i filluar në një media vizive, ku Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, kishte akuzuar menaxhimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kishte vazhduar me përgjigjen e kreut të kësaj Prokurorie, Imer Beka, i cili gjithashtu kishte kritikuar punën e Gjykatës Themelore.

Këto akuza publike u pasuan nga një reagim publik i Prokurorit të Shtetit, në të cilin ndër të tjera thuhet se “Prokuroria e Shtetit është e shqetësuar me diskursin publik të zhvilluar kohëve të fundit mes zyrtarëve të drejtësisë, gjyqtarëve në njërën anë dhe prokurorëve në anën tjetër dhe vëren se një gjë e tillë pos që është e panevojshme, ajo sjell në të njëjtën kohë edhe rrënim të autoritetit të sistemit të drejtësisë në sytë e opinionit”

. Në reagim më tej thuhej se qëndrimi zyrtar i Prokurorit të Shtetit është se asnjë prokurorë dhe kryeprokurorë nuk është në pozitën që të komentoj mbi aftësitë menaxhuese të ndonjë gjykatësi, Kryetari të Gjykatës apo cilitdo zyrtar tjetër të KGJK-së. Sipas Prokurorit të Shtetit, një gjë e tillë bie në kompetencën e KGJK-së ashtu sikurse KPK-ja që është kompetente për të vlerësuar aftësitë menaxhuese të prokurorëve dhe kryeprokurorëve të saj.

Megjithatë, brenda vetë reagimit publik, vlerësohet puna e Kryetarit Hamdi Ibrahimi, duke hedhur poshtë akuzat e adresuara ndaj tij nga ana e Kryeprokurorit Imer Beka. Ky reagim i është kthyer bumerang Kryeprokurorit Lumezi i cili reagim 5 faqësh të Kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka ka marr goditje të shumta.

Kryeprokurori Beka në reagimin e tij, thotë se pas akuzave publike të Hamdi Ibrahimit në adresë të prokurorëve dhe Prokurorisë që ai udhëheq përkundër faktit se ishin bërë publikisht, për një javë rresht nuk kishte pasur asnjë reagim publik nga Këshilli Prokurorial, që sipas tij, obligohet të mbrojë punën e prokurorëve, por përkundrazi ishte kritikuar.

“Përderisa, unë kam pritur qasje tjetër dhe mbrojtëse nga Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit, fatëkeqësisht, komunikata e lëshuar nga Prokurori i Shtetit, për herë të parë aplikon praktika dhe standarde përmes së cilës cenohet rëndë integriteti personal dhe profesional i një Kryeprokurori dhe i prokurorëve që punojnë në një prokurori, ka rastisur që në këtë herë të jetë Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe duke i dal në ndihmë dhe mbrojtje Kryetarit të Gjykatës themelore në Prishtinës, z. Hamdi Ibrahimi. Me këtë është dëmtuar edhe imazhi i tërë sistemit prokurorial para publikut dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Me tëj Beka thotë se komunikata e lëshuar nga Prokurori i Shtetit është në kundërshtim me autoritetin dhe kompetencat që ka Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në raste të tilla.

“Për më tepër një komunikatë e tillë, aplikon standarde të dyfishta duke reaguar publikisht në rastin tim dhe duke heshtur në shumë e shumë raste të tjera që kanë ndodhur në një të kaluar jo të largët në sistemin prokurorial të Kosovës”.

Kryeprokurori Beka, duke e shpallur inkopetent Kryeprokurorin e Shtetit, akuzon atë për lëshimin e komunikatës për publikun, duke ju referuar dispozitave të ndryshme, duke pretenduar se ajo përbën shumë shkelje të Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale, për çka ka ftuar publikisht Zyrën e Prokurorit Disiplinor të hetojë këto shkelje dhe çdo shkelje tjetër nga kushdo që është bërë.

Madje, kësaj zyre Kryeprokurori Imer Beka i ka bërë ftesë që të fillojë hetimet edhe ndaj tij, edhe ndaj Kryetarit Hamdi Ibrahimi, edhe ndaj Kryeprokurorëve të tjerë që janë deklaruar publikisht në media, duke shpërndarë akuza qoftë ndaj kandidatëve për ish Kryeprokurorë, prokurorëve apo sistemit prokurorial.

Në fund të reagimit të tij, i cili u është dërguar Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial, të gjithë Kryeprokurorëve dhe Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Kryeprokurori Beka konteston edhe mandatin e disa anëtarëve të Këshillit Prokurorial, të cilët sipas tij, janë duke ushtruar funksionin me mandat të skaduar dhe për të cilët sipas tij nuk ka asnjë vendim se si u është zgjatur mandati dhe në cilin ligj është bazuar një gjë e tillë.

Beka më tej thotë se standardet dhe precedentët e tillë të zbatuar nga Këshilli Prokurorial, përbëjnë ndërtimin e praktikave të dëmshme, të cilat do të përbëjnë rrezik potencial për funksionimin dhe veprimtarinë e sistemit prokurorial.

“Kjo do të na detyronte të ndërmarrim veprime të përcaktuara me ligj, për të siguruar ligjshmërinë e tij. Dhe ky është obligim i të gjithë prokurorëve të sistemit prokurorial për të ruajtur vlerat dhe standardet e ndërtuara me vite e mund”, përfundon letrën e tij Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka.

Për më tepër lexoni reagimin e Kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së