Kryeministri Mustafa: Sigurimi i energjisë stabile parakusht i zhvillimit ekonomik

01.03.2016 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mori pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë me temë “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”.

Të pranishëm në këtë forum të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e drejtuar nga Blerand Stavileci, dhe të mbështetur nga USAID-i,  ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, menaxheri për Kosovë i Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, si dhe përfaqësues të tjerë.

Kryeministri Mustafa duke iu referuar aprovimit nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik, Programit të Reformave Ekonomike si dhe Programit Qeveritar, theksoi se këto janë të orientuara qartë në fushën e zhvillimit ekonomik, e cila kërkon që t’i jepet prioritet sigurimit të energjisë elektrike.

Duke shprehur orientimin themelor që të investohet në ndërtimin e “Kosovës së Re”, kryeministri Mustafa vlerësoi rezultatet e arritur deri tani, marrëveshjen e nënshkruar me investitorët privat amerikanë me përkrahjen e Bankës Botërore, duke shprehur përkushtimin që ky projekt të realizohet.

“Ne mbesim të përkushtuar, po ashtu, që të riaftësojmë agregat të caktuar edhe në faza të caktuara të “Kosovës B”, në mënyrë që ato të mos ta rrezikojnë kontinuitetin e furnizimit me energji elektrike. Jemi të interesuar po ashtu që të shohim edhe opsionet me “Kosovën A”, në mënyrë që të plotësojmë boshllëkun e furnizimit me energji elektrike, deri tek aktivizimi i gjenerimit të “Kosovës së Re”. Jemi të interesuar që të investojmë në energjinë e ripërtëritshme, në burimet e ripërtëritshme të energjisë, në mënyrë që të plotësojmë kriteret e Bashkimit Evropian, sa i përket kombinimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme dhe të atyre që nuk mund të ripërtërihen”, tha kryeministri.

Krejt në fund, kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se rezultatet e sigurimit të energjisë elektrike, do të shprehen drejtpërdrejt në efekte të zhvillimit ekonomik, në punësim, dhe në stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

 

Fjala e plotë e kryeministri Isa Mustafa në Forumin e Nivelit të Lartë.

Unë ju falënderoj për këtë pjesëmarrje. Konsideroj se është fjala për një takim shumë të rëndësishëm për ne. Ne gjithmonë kemi vlerësuar se krijimi i ambientit për investime, siç është funksionimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës, është një siguri e rëndësishme për ardhjen e investitorëve të jashtëm dhe për gjenerimin e investimeve të brendshme në Kosovë.

Po ashtu, duhet të konstatojmë se si parakusht themelor i zhvillimit ekonomik është sigurimi stabil i energjisë elektrike, dhe ne duhet ta bëjmë këtë. Ne kemi pas një periudhë të caktuar të viteve të kaluara, të 15 viteve, në të cilat kemi pasur donacione të rëndësishme për të stabilizuar dhe rehabilituar sektorin e energjisë elektrike, dhe unë shfrytëzoj rastin që këtu sot të falënderoj të gjithë donatorët, dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që ne ta stabilizojmë këtë sektor, dhe jemi mirënjohës për atë.

Natyrisht që ne duhet të bëjmë përpjekjet tona në mënyrë që të zhvillojmë agregim të energjisë elektrike, i cili do të mundësonte zhvillim, karshi orientimeve tona strategjike.

Ne para disa ditësh kemi aprovuar Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik, kemi Programin e Reformave Ekonomike, kemi Programin Qeveritar, të orientuar shumë qartë në fushën e zhvillimit ekonomik, mirëpo gjithë kjo kërkon që ne t’i japim prioritet sigurimit të energjisë elektrike, sidomos për aktivizimin e bizneseve dhe të sektorit të prodhimit, i cili mungon.

Në qoftë se ne dëshirojmë që ta aktivizojmë sektorin e minierave dhe mineraleve, duhet të llogarisim se për këtë sektor na nevojitet energji elektrike më e madhe. Në qoftë se ne dëshirojmë ta rrisim standardin e qytetarëve, atëherë domosdoshmërish që këtij standardi duhet t’i përgjigjet edhe konsumi i energjisë elektrike.

Prandaj, në këtë aspekt, ne do të zhvillojmë reformat e caktuara përpos atyre të cilat janë bërë, sa i përket rikonstruimit, komercializimit të sektorit të energjisë elektrike, në fushën e investimit në këtë sektor.

Orientimi ynë themelor është që të investojmë tani në ndërtimin e “Kosovës së Re”. Ne e vlerësojmë shumë rezultatin i cili është arritur deri më tani, dhe marrëveshjen e cila është nënshkruar me investitorët privat amerikanë, me përkrahjen e Bankës Botërore, dhe mbesim të përkushtuar që ne ta realizojmë këtë projekt.

Ne mbesim të përkushtuar po ashtu që të riaftësojmë agregat të caktuar edhe në faza të caktuara të “Kosovës B”, në mënyrë që ato të mos e rrezikojnë kontinuitetin e furnizimit me energji elektrike. Jemi të interesuar po ashtu që të shohim edhe opsionet lidhur me “Kosovën A”, në mënyrë që të plotësojmë boshllëkun e furnizimit me energji elektrike deri tek aktivizimi i gjenerimit të “Kosovës së Re”. Dhe, po ashtu, jemi të interesuar që të investojmë në energjinë e ripërtëritshme, në burimet e ripërtëritshme të energjisë, në mënyrë që të plotësojmë kriteret e Bashkimit Evropian, sa i përket kombinimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe të atyre që nuk mund të ripërtërihen.

Prandaj, unë e shprehu dhe njëherë para jush vendosmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që ne t’i zbatojmë të gjitha kriteret e energjisë elektrike, veçmas kriteret ambientale të cilat neve na nevojitet qoftë për mbrojtjen e popullsisë nga ndotja, qoftë për mbrojtjen e territorit dhe të natyrës.

Me Shqipërinë ne kemi zhvilluar një bashkëpunim të shkëlqyer sa i përket edhe infrastrukturës së energjisë elektrike. Mbesim edhe më tutje të përkushtuar që ne të bëjmë këmbime të energjisë elektrike me Shqipërinë nga burime të ndryshme të energjisë, dhe konsiderojmë se ky do të ishte një rezultat edhe një punë shumë e efektshme për neve në të ardhshmen, mirëpo kjo mbetet  çështje e vullnetit të të dy palëve. Sa i përket rezultateve të deritanishme, unë besoj se të gjitha këto ne do t’i realizojmë në një periudhë optimale kohore.

Unë e kam zotimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe ministrit Stavileci, që me përkushtimin më të madh do të punoj më tutje, në mënyrë që t’i ndjek këto projekte. Kërkojë edhe zotimin e ministrive tjera, sepse jemi të lidhur dhe të gërshetuar në përplotësimin e kritereve dhe kushteve të ndryshme. Ju ftoj të gjithë juve që deri më tani kemi bashkëpunuar që të bashkëpunojmë edhe më tutje, dhe po ashtu ju siguroj se rezultatet e sigurimit të energjisë elektrike, do të shprehen drejtpërdrejt në efekte të zhvillimit ekonomik, në punësim, dhe në stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit tonë.

 

Ju uroj sukses.

 

 

 

Me respekt!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë