Kryeministri holandez shfaqet i zbutur për Kosovën: Ka progres për vizat…

E publikuar: 23/06/2022 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shtet i cili është skeptik që t’u lejohet kosovarëve të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen, ka pasur sërish dilema nëse duhet të ndodhë liberalizimi i vizave.

Ai u shfaq më i zbutur dhe tha se ka progres por jo mjaftueshëm sa të ndodhë liberalizimi.

Kkëto qëndrime i bëri para gazetarëve kur po fillonte Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte.