Bota & Rajoni

Kroacia nuk lejon hapjen e kapitullit 23 në negociatat e Serbisë me BE-në

30.06.2016 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kroacia nuk lejon hapjen e kapitullit 23 në negociatat e Serbisë me BE-në

Bashkimi Evropian ka hapur të enjten kapituj të rinj të negociatave të anëtarësimit me Turqinë dhe Malin e Zi, por nuk ka arritur të hapë negociata për kapitullin 23, që merret me drejtësi, me Serbinë.

Sipas burimeve diplomatike të Bashkimit Evropian, përpjekjet e presidencës holandeze dhe të Komisionit Evropian që para fundit të qershorit të hapet një prej kapitujve kryesorë në negociatat me Serbinë, nuk ka qenë i mundur të realizohet, pasi që Kroacia nuk ka dhënë pëlqimin për një gjë të tillë.

Zagrebi ka kërkuar që në dokumentet për hapjen e këtyre negociatave të bëhen të qarta disa kushte për Serbinë, përfshirë edhe pozitën e pakicës kroate në Serbi, bashkëpunimin e plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës, si dhe ndryshimin e ligjit për juridiksionin për gjykimin e krimeve të luftës që ka Serbia.

Të gjitha këto tri pika Kroacia i sheh si problematike dhe kërkon që Serbia të përmbushë disa kushte që paraqiten ndaj saj.

Raporti i fundit i kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës, Serzh Bramertz, i cili ka thënë se Serbia nuk po bashkëpunon në mënyrë të plotë me Tribunalin e Hagës, ka keqësuar gjithashtu gjasat e Serbisë që deri më tanitë përmbush të gjitha kriteret për të hapur negociatat.

Burimet brenda BE-së, zyrtarisht vetëm pohojnë se nuk ka pasur konsensus mes të gjitha shteteve anëtare për t’i hapur këta kapituj, dhe se, sipas tyre, do të diskutohet në të ardhmen që të hapen kapitujt. Përmendet si afat i ri fillimi i korrikut, apo muaji shtator, gjatë vjeshtës. Mirëpo, edhe për këtë duhet të vazhdohen diskutimet në mes të Zagrebit dhe Beogradit, dhe në mes të Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare, në mënyrë që të arrihet konsensusi i plotë për miratimin e dokumenteve të nevojshme që do të hapin këtë kapitull.

Kapitulli i 23-të është konsideruar nga shumë shtete anëtare si kryesori që duhet të hapet që tani, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për Serbinë që të përmbush kërkesat për mbylljen e këtij kapitulli.

Ky kapitull, përpos që merret me të drejtat e pakicave, liritë e qytetarëve dhe bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, merret po ashtu edhe me reformat në drejtësi. Prandaj, edhe fusha e rendit dhe ligjit është përfshirë më së shumti në të.

Po ashtu, disa burime diplomatike pohojnë se edhe disa shtete tjera anëtare të Bashkimit Evropian nuk kishin dhënë ende pëlqimin formal për hapjen e këtij kapitulli, mirëpo theksojnë se problemi kryesor, megjithatë, qëndron në qëndrimet e prera të Kroacisë.

Ndërkohë, Serbia ka reaguar ashpër ndaj shtyrjes së hapjes së negociatave, duke akuzuar Bashkimin Evropian se, siç është shprehur Ministria e Jashtme e Serbisë, “po luan lojë me Serbinë dhe se është e turpshme që të hapen negociatat për kapituj me Turqinë dhe Malin e Zi, por jo edhe me Serbinë.”, transmeton rel.

Sido që të jetë, në BE, disa diplomatë pohojnë se pas votave të qytetarëve të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian, fokusi këto ditë është kryesisht në tema që janë të lidhura me të ashtuquajturin BREXIT, dhe se nuk ka fokus aq të madh në procesin e zgjerimit. Sidoqoftë, ata thonë se procesi i zgjerimit do të vazhdojë. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Edi Rama për “Bloomberg”: Shqipëria nuk tërhiqet nga përkrahja për projektet në Zvërnec e Sazan

Edi Rama për “Bloomberg”: Shqipëria nuk tërhiqet nga përkrahja për projektet në Zvërnec e Sazan

Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

Kurti: “Dituria Islame” ka shërbyer si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që prekën shoqërinë tonë

Kurti: “Dituria Islame” ka shërbyer si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që prekën shoqërinë tonë

Veteranët e UÇK-së – protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Veteranët e UÇK-së – protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

INDEP: Energjia e ripërtëritshme, shtylla kryesore e tranzicionit energjetik në Kosovë

INDEP: Energjia e ripërtëritshme, shtylla kryesore e tranzicionit energjetik në Kosovë

Ministri shqiptar në Mal të Zi: Vuçiq po synon të destabilizojë vendin dhe të radikalizojë serbët

Ministri shqiptar në Mal të Zi: Vuçiq po synon të destabilizojë vendin dhe të radikalizojë serbët

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

Rama bëri thirrje me foton e tij, qytetari i përgjigjet

Rama bëri thirrje me foton e tij, qytetari i përgjigjet

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Alarmi për gazin amerikan, Zeka: Refuzimi mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

Alarmi për gazin amerikan, Zeka: Refuzimi mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA