Krijohet kampi i basketbollit në Kosovë nga Real Madrid Foundation

E publikuar: 07/08/2021 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid Foundation Clinics, në bashkëpunim me STE Robin Krasniqi dhe klubin Sigal Prishtina kanë arritur marrëveshje për organizimin e kampit të basketbollit, që do të udhëhiqet nga trajnerët e klubit mbretëror.

Kampi është i hapur për të gjitha grupmoshat e reja, dhe fillon me 30 gusht dhe përfundon më 10 shtator.

Regjistrimet për të interesuarit fillojnë nga dita e martë (10 gusht), kurse detajet për procesin e regjistrimit do të bëhen të ditura në konferencën e radhës.

Numri i pjesëmarrësve në këtë kamp do të jetë i limituar