
Jemi krenarë për sigurinë që na ofrojnë, në çdo aksion i duartrokasim, por policia e Kosovës ka mungesë elementare të kushteve.
Kjo pasi që tenderi për furnizim me këpucë dimërore ka dështuar. Prokurimi i policisë kishte shpallur fituese të tenderit për furnizim me këpucë një kompani, mirëpo lënda ka përfunduar në gjykatën e tenderëve.
Tashmë ky proces mund të zgjazë me javë të tëra dhe si pasojë policët do të mbesin pa këpucë.
Sipas njoftimit në Këshillit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) prokurimi i policisë e kishte shpallur fituese një kompani me çmimin 946 mjië e 800 euro si ofertë më të lirë, por një nga kompanitë pjesmarrëse në këtë proces tenderimi ka deponuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Kjo e fundit lënden e ka në proces dhe se nuk ka të dhëna kur përfundon si proces. /Indeksonline /