Krasniqi pret në takim kryeparlamentarin e RMV-së: Shpreha shqetësimin për arrestimin e veteranëve të UÇK-së

E publikuar: 25/11/2024 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim sot kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Krasniqi bëri të ditur se folën rreth zhvillimeve aktuale në këto dy vende dhe thellimin e bashkëpunimit mes tyre.

Tutje, Krasniqi shprehi shqetësimin lidhur me arrestimet e veteranëve të UCK-së në Maqedoninë e Veriut, gjë që Krasniqi e cilësoi si një veprim të pa pranueshëm, që sipas tij cenon raportet mes tyre ndërshtetërore, meqë ai kërkoi nga Gashi që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve./EO