Krasniqi pret në takim ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit në vend

E publikuar: 20/06/2024 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.“Në selinë e PDK-së, sot prita ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë”.“Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë. PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.