Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar ndaj bisedave të publikuara sot ndërmjet Milan Radojiçiq dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ‘e vyeshmja e Albin Kurtit është koordinuar me kryekriminelin dhe terroristin, Millan Radoiciqin për çdo veprim e votim në Kuvend’.
Sipas saj, për këto koordinime ka pasur urdhër nga krye qeveritari.
“Për këto koordinime ka pas urdhër nga Albin Kurti. Le të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Millanit në kompensim të votave. Pazare në dëme të Republikës. Ju ka ardhur fundi Kryeministër”, ka thënë Kransiqi.