Krasniqi, ministres Hajdari: Ju po doni me i falimentu 30 mijë markete të vogla

E publikuar: 21/07/2022 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kritikuar Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari se kanë blerë grurë nga kompanitë e ndërtimit.

“Është turp që na me marrë mësim, e me na mësu ti që ke ble grurë prej kompanive të ndërtimit. Për këtë jam i sigurtë që do ta keni momentin të jepni përgjegjësi”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka qenë i ashpër me krahasimet që ka bërë ministrja Hajdari, duke thënë se bizneset e vogla dhe të mesme duhet të mbështeten, e jo tu hudhet faji për krizën aktuale.

“Ju i shpallët hajna tani, me fjalë të tjera abuzues, marketet e vogla nëpër lagje e fshatra. Marketet e vogla dhe të mesme nëpër të gjithë Kosovën. Ju thatë se ata qenkan fajtorë dhe po e shkaktojnë krizën. Ata qenkan duke na vjedhë ne. Ju thatë që ju nuk keni faj, por këto markete të vogla e të mesme. Ata janë të vetëpunësuar që ju do ti mbyllni deri në fund të vitit me këtë logjikë qeverisëse. Ju po dëshironi me i falimentu 30 mijë markete të vogla në vend”, ka thënë më tej Kryetari i PDK-së.

Sipas Krasniqit, tendencat e kësaj Qeverie nuk po përfundojnë me kaq.

“Ju po folni për bukë 44 %, a dëshironi që ti mbyllni edhe bukëpjekësast? Po folni për pasta e grurë. Ju sdi a keni. mendu që po bleni blloka, por keni ble grurë prej kompanive të ndërtimit”, ka përfunduar i pari i PDK-së.