Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.
“Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.
“Ambasadorin De Riu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, duke u zotuar se qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Krasniqi.