Krasniqi godet Qeverinë: Dhjetë herë e kanë shkel Kushtetutën, qerpiku nuk iu trembet

E publikuar: 02/10/2024 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka goditur Qeverinë duke thënë se dhjetë herë e kanë shkelur Kushtetuesen, dhe as ‘qerpiku nuk iu trembet’.

Krasniqi thotë se pagat kanë dalur, ani pse jo me kohë, e për këtë shton dyshimin se ekzekutimi i tyre mund të jetë edhe ilegale.

”A kanë dale pagat në mënyrë legale apo ilegale, me rendësi qytetarë i kanë marrë pagat, sepse ligji që e ka miratuar kjo qeveri e shtron këtë dilemë sepse neni përkatës nuk e lejonë një pozicion të udhëhequr nga një ushtrues detyre më shume se 12 muaj, nuk kanë mujt me zgjedh drejtorin e thesarit për 2 orë.

Ai që ka qenë ushtrues detyre jo se jo. Kjo qeveri për ligje dhe kushtetutë nuk mërzitet. 10 raste i kemi qu në Kushtetuese dhe të gjitha i kemi fitu. Kurrë nuk kom besu që mundet Kosova me pas një qeveri që dy herë e shkel Kushtetuesen. 10 herë e kanë shkel kushtetutën dhe qerpiku nuk iu trembet”, tha Krasniqi në rtv21.tv.

Tutje, shton se VV’së “kur ju konvenon Gjykata Kushtetuese e duartrokasin, kur nuk ju konvenon nuk e duartrokasin”.