Krasniqi: E sotmja e pashpresë, nuk mund ta zbeh lirinë e pavarësinë e Kosovës

03.03.2016 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi: E sotmja e pashpresë, nuk mund ta zbeh lirinë e pavarësinë e Kosovës

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi në prag të 18 vjetorit të rënies së komandantit të UCK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, ka thënë se kjo familje i ka dhënë shumëçka e gjithçka që kishte për Kosovën.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Adem Jashari, nuk e jetoi lirinë në Kosovën e lirë, pse preferoj vdekjen për liri e jo jetën në robëri.

Sipas tij, liria e pavarësia jonë, nuk do të vinin, pa flijimin e familjes Jashari, sepse siç ka thënë ai, vetëm ajo rënie e madhe e mobilizoi kombin në luftën çlirimtare, kurse të tjerët kishte kohë që e kishin demobilizuar popullin e Kosovës, me frikën e luftës.

Lexoni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

RËNIA E JASHARËVE, MOBILIZOJ KOMBIN PËR LIRI

(Me rastin e 18 vjetorit të rënies së Adem Legjendarit dhe familjes së tij)

Drejtuesit e shtetit dhe pretendentet e tij, për të drejtuar shtetin, duhet ta adresojnë qartë e pa ekuivokë meritën e brezave që na sollën në ketë ditë. Nuk kam asnjë dyshim, se merita është e gjithë kombit, pasi i tërë kombi ka pranuar për shekuj, jetën si të “gjarprit nën gur” për t’i mbrojtur këto troje. Sigurisht që krye meritat ju shkojnë atyre që ishin më me integritet, që kishin guximin e gatishmërinë për tu përballur edhe me rreziqe të pa parashikueshme. Guximi e integriteti, i ka shtyrë përpara proceset politike që kanë mbajtur të gjallë idealin e çlirimit e të bashkimit kombëtar, kjo ka ndodhur të cilido komb në Botë.

Por, nuk ka ndodhur në asnjë vend të Botës, që meritat t’ju adresohen atyre që nuk kanë pasur guxim e integritet për të luftuar për Liri e Pavarësi?! Çështjet, qofshin historike a politike, duhet të adresohen saktë, mbi bazën e fakteve, e të veprave politike e jo të dëshirave!

Shumë breza luftuam dhe u flijuan, u ndoqën dhe u përndoqën për liri e çlirim dhe të gjithë se bashku e përgatiten ambientin dhe terrenin për brezin e Adem Legjendarit, për brezin e UÇK-së, që ta jetësoi idealin e brezave për liri e çlirim. Pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Komandanti i saj Adem Legjendari janë: “buka, gjaku dhe jeta” e Shtetit të Pavarur, Sovran dhe Demokratik të Kosovës.

Vargu i dëshmorëve të kombit është shumë i gjatë, është i të gjitha trojeve shqiptare, por balli i tyre ishte Adem Legjendari. Secili nga ne e din se Komandanti Legjendar Adem Jashari, nuk e ka arritur çlirimin e Kosovës nga Serbia, nuk ka marrë asgjë për vete a familjen nga Kosova, por i ka dhënë shumëçka e gjithçka që kishte ai e familja e tij fisnike.

Adem Jashari, nuk e jetoi lirinë në Kosovën e lirë, pse preferoj vdekjen për liri e jo jetën në robëri. Rënia e tij dhe e Jasharëve Legjendar, mobilizoj gjithë kombin shqiptar për çlirimin e Kosovës. Liria e Pavarësia jonë, nuk do të vinin, pa flijimin e tij e të familjes se tij! Vetëm ajo rënie e madhe e mobilizoi kombin në luftën çlirimtare! Të tjerët kishte kohë që e kishin demobilizuar popullin e Kosovës, me frikën e luftës.

Të ligj e anti njerëz janë të gjithë ata që përpiqen ta adresojnë kudo tjetër, vetëm jo aty ku është, Liria e Pavarësia e Kosovës! Më të ligj se mohësit, janë vetëm ata që u përpiqen dhe arritën te një masë e njerëzve, që dashurinë e tyre për Legjendarin, ta kthejnë në dashuri për xhepin, barkun a një vend pune?! Kjo është tepër e dhimbshme, madje e tmerrshme, sidomos për ata luftëtarë të orëve të para që shkelen mbi idealin e dinjitetin e tyre, të dëshmuar në një kohë tepër të vështirë e të mohuar në liri?!

Ketë fakt, faktin e mobilizimit të kombit për çlirim, nuk e kupton shumë kush, kur Adem Jashari më të drejtë krahasohet më personalitete legjendare të kombit, por ata nuk e kanë parasysh ose nuk donë të kenë parasysh gjithë dimensionin e madhështisë të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të familjes së tij.
Pse po e them ketë?

Po e them ketë se pa konsistencën e konsekuencën e Adem Jasharit për të formuar Formacionet e Para të UÇK-së, pa vazhdimin e rritjen e ushtarëve të UÇK-së, pa gatishmërinë për të luftuar e rënë për liri, nuk do të sigurohej vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta themi shkurt, Adem Jashari me jetën dhe veprën e tij të pa kontestueshme, është themeluesi i UÇK-së, rreth të cilit janë bashkuar të gjitha bërthamat e UÇK-së anë e kënd Kosovës. Rasti i Adem Jasharit, rasti i Jasharëve Legjendar është rasti më unikat në Botë, i cili jo më jetën e tij, por më rënien e tij e të familjes, mobilizoj kombin shqiptar në luftën për Liri. Nuk e di, nëse ka në Botë, qoftë edhe një rast të tillë!

Në ketë 18 vjetor, kurrë më shumë se sot, në 17 vjetet e lirisë e 8 vjetet e Pavarësisë, nuk kemi pasur nevojë më të madhe për t’ju drejtuar liribërësve për t’i falënderuar për lirinë që e kemi dhe kërkuar falje deri në përulje për mëkatet që po i bëjnë qeveritarët dhe njerëzit e paguar nga ta! Qeveritarë që mandatin na e paskan marrë (si e kanë marrë nuk ka rëndësi), nga qytetarët?!

Të përfundojmë: E sotmja qoftë e mjerë siç po shfaqet këto ditë, qoftë edhe e pa shpresë për momentin, në asnjë formë a mënyrë nuk mund ta zbehë e as shëmtoj, Lirinë e Pavarësinë e Republikës, nuk mund ta zvetënoj asnjë formë e meskinitetit njerëzor, Madhështinë e veprës së Dëshmorëve të Kombit – Shtetin e Pavarur, Sovran e Demokratik!

Lavdi Adem Jasharit!

Lavdi Familjes Jashari!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje